+355 4 224 8981

Vaji i gatimit dhe shendeti

Nxehtesia e larte e transformon lehtesisht vajin ne substanca te rrezikshme

Publikuar më 14 Mars 2016, në Këshilla

Vaji i gatimit, ku qendron problemi me i madh?

Nese ka dicka qe konsumohet cdo dite e pothuaj cdo vakt, ai eshte vaji. Te gjitha ushqimet e perpunuara, akoma edhe buka permbajne vaj. Ne cdo gatim perdoret vaj. Ky fakt e ben vajin te jete nder ushqimet qe ndikon me shume ne shendetin tone, ne varesi te cilesise se tij.
Sipas studimeve te shumta, vaji i misrit dhe i lulediellit, kur nxehen formojne substanca - aldehide, te cilat kane efekt kancerogjen dhe nxites per shume probleme shendetsore si demtim te arterieve, tension te larte, inflamacion gjate shtatzanise dhe ulcer. POR, rreziku me i madh qendron ne ndikimin e vajit te gatimit ne perberjen yndyrore te trurit tone. Neuronet kane nje shtrese yndyre qe i izolon dhe ajo perbehet nga nje raport i caktuar i acideve lyrore omega 3 dhe 6. Vajrat bimor si i misrit dhe lulediellit permbajne acide lyrore omega 6 me shumice. Kjo ben qe konsumi i tepruar i tyre te deformoje raportin e yndyrnave ne tru. Pasojat jane te lidhura ngushte me probleme serioze te shendetit mendor si disleksia, dementia, depresioni etj.


Me cfare vaji te gatuajme?


  • Gjalpi i fresket i lopes dhe i bagetive te imta qe kullosin ne natyre te gjelber eshte yndyre e ngopur dhe eshte me e qendrueshme ne gatim.
  • Vaji i kokosit dhe vaji i ullirit jane yndyrnat qe formojne me pak aldehide kur nxehen.

Per kete arsye, eshte me mire te gatuhet me to.