Profesjonalizem i larte
dhe pergjegjesi maksimale
Dietologia klinike Blerina Bombaj, eshte e diplomuar ne universitetin Harokopio te Athines ne vitin 2004 ne degen e Shkencave Dietologjike dhe Ushqimit. Prej 12 vitesh ajo studion dhe punon me perkushtimin maksimal, per te percjelle njohurite e saj ne lidhje me ushqimin dhe shendetin. Cdo informacion dhe orientim qe merrni nga ne eshte i bazuar ne evidenca shkencore dhe bashkekohore.
Blerina ndjek cdo lloj zhvillimi ne fushen e dietologjise nepermjet abonimit dhe kontaktit te permuajshem me shoqatat me serioze te shkences se dietologjise ne bote si American Dietetic Association, British Dietetic Association, Heart Health Organization, American Diabetis Association, United States Departement of Agriculture etj.
Ne kete menyre, prane nesh ju do te gjeni keshillim profesional, me baza shkencore, te praktikuar ne menyrat me te suksesshme, per te arritur nje marredhenie te shendetshme me ushqimin e perditshem.
Asistente e zyres dietologjike prej 9 vitesh, Valmira Tollja, e diplomuar ne fakultetin e infermjerise - Tirane, ndjek hap pas hapi ecurine e seicilit qe abonohet ne programet tona, me takimet dhe matjet e perjavshme. Ajo eshte ne cdo moment te punes, nje koordinatore e shkelqyer midis klientit dhe sherbimit, duke mbikqyrur cdo hallke, nga vecorite e gjithseicilit, gatimi, paketimi e deri te shperndarja.
Se bashku, ne ju presim ne zyren tone, per t'ju ndihmuar te fitoni zakone te shendetshme nepermjet njohurive te nevojshme dhe zgjedhjeve te duhura.