Perzgjedhur me kujdes
per te garantuar besimin tuaj
PARIMET TONA NE GATIM
Parimi yne thelbesor ne pergatitjen e ushqimit eshte perkushtimi, ndergjegjia e larte dhe dashuria. Menyra e gatimit ndikon drejteperdrejt ne cilesine e ushqimit. Per kete arsye, ne I kushtojme vemendje maksimale trajtimit te ushqimit. Kriteret tona ne gatim jane:
-perdorimi vetem dhe vetem I vajit te ullirit
-perzgjedhja e ushqimeve te stines
-perzgjedhja e ushqimeve te paperpunuara
-gatimi me avull, zierje ose pjekje
-perdorimi I permiresuesve natyral te shijes si lengu I pules dhe vicit, te cilit I eshte hequr yndyra.
Sherbimi yne eshte I licensuar nga sistemi HACCP
Shefi ynë
Kuzhina jone drejtohet nga shefi Erid Kara ne bashkepunim me ndihmesit te cilet prej vitesh jane ber pjese e gatimit te shendetshem.
Erid Kara: ka mbaruar shkollen teknologjike Hoteleri Turizem ne vitin 2005 dhe shkollen e larte per Menaxhim Biznesi prane universitetit Logos. Ai ka praktikuar profesionin ne restorante te ndryshem te kryeqytetit. Prej 6 vitesh Eridi punon si shef i kuzhines sone. Ne nje bashkepunim intensiv me Blerinen, ai ka arritur te realizoj pjata me perberesit me te shendetshem, ne menyren me delikate dhe te shijshme! Prej 2 vitesh, gatimet tona sherbehen edhe ne restorantin tone me meny ditore, me perparesi cilesine, freskine, shijen dhe ruajtjen e vlerave ushqyese.
dieta
vjen kudo qe jeni
Dieta e personalizuar perpilohet ne viziten individuale ne zyren tone, gatuhet ne oret e para te mengjesit, ne kuzhinen e qendres dhe shperndahet brenda orarit te drekes, ne cdo adrese te Tiranes, autostrades dhe Durresit.