Erzat qe trajtojne anemine
Vetem 5gr nga erzat e meposhtme ju japin doza te mahnitshme hekuri
Publikuar më 10 Mars 2016, në Super Ushqime
Erzat qe trajtojne anemine
Erzat jane nder bimet me perqendrimin me te larte ne minerale. Disa prej tyre jane nje burim i mrekullueshem i hekurit, i cili gjendet me pakice ne nje perqindje te konsiderueshme te femijet dhe femrat ne moshen e fertilitetit. Pervec hekurit, erzat perbejne burim te mire per shume minerale te tjera, antioksidante dhe vajra esencial. Aromat e tyre ju pasurojne shijen, perberesit e tyre ju blindojne shendetin.
Sa % te nevojave ditore ne hekur mund te merrni me vetem 5gr nga erzat e meposhtme:
- trumza (35%)
- nenexhiku (24%)
- marjoram (13%)
- fara kumeli (18%)
- fara kopre (14%)
- fara selinoje (12%)
- gjethe dafine (12%)
- gjethe koriandri (12%)
- borzilok (12%)
- kurkume (12%)
Mos harroni, ne vetem 5gr!