+355 4 224 8981

Vaji i karkalecit te kuq, nje thesar kunder plakjes

I vetmi vaj peshku i paster dhe me force te jashtezakonshme antioksiduese

Publikuar më 13 Mars 2017, në Suplemente

Vaji i karkalecit te kuq, thesar kunder yndyrnave, plakjes, dhe kancerit

Me nje peshe prej 500milione ton, karkaleci i kuq formon biomazen me te madhe ne bote. Vetem 1% e tij perdoret per ekstraktimin e vajit te cmuar qe ai permban, i cili vjen ne nje pakete fantastike se bashku me astaksanthinen, nje antioksidant qe ka forcen te luftoje kancerin dhe plakjen. Le te shohim pserse vaji i karkalecit te kuq eshte dalluar sin je suplement ushqimor superior:

Permireson kolesterolin dhe ul tregliceridet

Studimet ne zhvillim e siper tregojne se marrja e 1 – 1,5gr vaj karkaleci te kuq ne dite, mund te ule kolesterolin e keq (LDL) dhe te rrise kolesterolin e mire (HDL) ne paciente me hiperkolesterolemi. Ne doza 2-3gr/dite, ky vaj eshte dalluar te kete efekt ne uljen e treglicerideve, nje tjeter lloj yndyre aterogjene per organizmin.

Permireson artritin

Studime te reja kane evidentuar se 300mg vaj karkaleci mund te ule ndjeshem dhimbjet dhe shqetesimet ne persona me artrit.
Qeteson simptomat para menstruale
Marrja e perditshme e vajit te karkalecit mund te zbuse simptomat paramenstruale te cilat shkaktohen si pasoje e ndryshimeve hormonale te lidhura me ciklin menstrual te gruas. Edhe pse nuk eshte shume e qarte se si acidet lyrore omega 3 ndikojne ne permiresimin e ketyre simptomave, mendohet qe lidhja eshte ndikimi ne ekuilibrin hormonal.

Ka veti antiinflamatore

Nuk ka dyshim ne vetite antiinflamatore te acideve lyrore omega 3 dhe ky eshte nje rol shume i rendesishem qe i referohet vajit te karkalecit. Ky vaj absorbohet edhe me lehtesisht nga organizmi, ne krahasim me vajin e peshkut, dhe perkthehet ne substanca me rol hormonal te cilat ulin inflamacionin e heshtur – pikenisjen e shume semundjeve kronike perfshire dhe kancerin.

Astaksanthina – arme e forte kunder plakjes

Antioksidanti astaksanthine gjendet vetem te karkaleci i kuq, te salmoni dhe arragosta. Si nje antioksidant, ajo e mbron vajin nga oksidimi. Per me teper, astaksanthina eshte vecuar si nje nder antioksidantet me te fuqishem kunder plakjes dhe kunder kancerit, ul kolesterolin, forcon shikimin, parandalon semundjet neurodegraduese si Alzheimeri dhe lufton stresin fizik. Ne nje studim te vonet, marrja e astaksanthines solli rezultate pozitive ne trajtimin e Helikobakterit dhe ulceres qe ai shkakton. Sasia ditore e perdorur ne studime qendron midis 2mg – 24mg ne dite.

Vaji i karkalecit nuk permban merkur

Karkalecat, ndryshe nga peshqit e yndyrshem, nuk perthithin merkur pasi qendrojne ne fillim te zinxhirit ushqimor dhe ushqehen vetem me fitoplanktone. Ky fakt e ben vajin e karkalecit te kuq te paster, ndryshe nga vaji i peshkut i cili mund te permbaje merkur.

Ultra Red Krill Oil - Si mund ta gjeni

2_2

Vitabiotics prodhon nje nder preparatet me cilesore te vajit te karkalecit te kuq i cili permban natyrshem astaksanthine. Ne kete preparat zgjidhet karkaleci i kuq i Antarktikut, I cili mendohet te jete I ujrave me te paster dhe varietetit me cilesor. Prodhimi I ketij vaji, permbush te gjithe kriteret e mbrojtejes se natyres dhe ekosistemit.

Perdorimi

Vaji i karkalecit te kuq mund te konsumohet ne cdo kohe, per 3 muaj ne vazhdimesi. Ai eshte i pershtatshem per cdo grupmoshe. Per femije te vegjel ka formula te specifikuara per sasine qe i nevojitet moshes se tyre. Nuk ka mjaftueshem studime per perdorimin nga gra shtatzane dhe ne laktacion.

Shenim: cdo suplement ushqimor duhet te merret ne keshillim me mjekun.