Sheqeri ne gjakun tone
Ushqimi qe ne konsumojme ndikon drejteperdrejt sasine e sheqerit ne qarkullim brenda eneve te gjakut
Publikuar më 20 Mars 2016, në Shëndeti dhe mirëqënia
Sheqeri ne gjak
Kur ne konsumojme ushqime me permbajtje karbohidratesh ato gjate tretjes kthehen ne sheqer i cili hyn ne gjak. Nderkohe qe niveli i sheqerit ne gjak rritet, pankreasi prodhon insuline , hormone qe cel dyert e qelizave per te pranuar sheqerin per ta perdorur si energji ose per ta depozituar. Kur qelizat pranojne sheqerin ne brendesi te tyre, ai ulet ne gjak. Kur kjo ndodh, pankreasi prodhon glikogjenin, hormone qe sinjalizon melcine te cliroje ne gjak sheqerin e depozituar. Kjo loje midis insulines dhe glikogjenit siguron furnizimin e qendrueshem me sheqer si ushqim per qelizat e gjakut dhe sidomos te trurit. Metabolizmi i karbohidrateve eshte i rendesishem ne zhvillimin e diabetit te tipit 2, i cili ndodh kur trupi nuk arrin te prodhoje mjaaftueshem insuline ose nuk e perdor dot ate sic duhet.
Indeksi Glicemik
Indeksi glicemik i vendos ushqimet me permbajtje karbohidratesh ne nje shkalle nga 0-100 qe tregon se sa shpejt dhe sa shume keto ushqime rrisin nivelin e sheqerit ne gjak. Ushqimet me indeks glicemik te larte si buka e bardhe treten shpejt dhe shkaktojne luhatje te medha te sheqerit ne gjak. Ushqimet me indeks glicemik te ulet si tershera perthithen me ngadale dhe e rrisin gradualisht sheqerin ne gjak.
Faktoret qe ndikojne indeksin glicemik:
- Perpunimi: drithrat e bluara kane indeks glicemik me te larte se sa drithrat e plote.
- Forma fizike: drithrat e bluar imet kane indeks me te larte se sa drithrat e bluara me copeza me te medha.
- Fibrat: ushqimet e pasura ne fibra kane indeks me te ulet sepse treten me ngadale.
- Pjekia: sa me te pjekura te jene frutat aq me indeks te larte kane ne krahasim me frutat e papjekura mire.
- Yndyra dhe aciditeti: Vaktet me permbajtje yndyre dhe ushqimesh acide si psh uthulla e molles kane ritem me te ngadalte te kthimit ne sheqer.
Ngarkesa Glicemike
Ngarkesa glicemike tregon sa shume rritet sheqeri si pasoje e konsumit ten je ushqimi me permbajtje karbohidratesh.
Per nje kontroll me te mire te sheqerit ne gjak zgjidhni ushqime me ngarkese te ulet glicemike.
Ushqimet me ngarkese te ulet glicemike
- Himet e drithrave
- Mollet me lekure
- Portokallet
- Fasulet e zeza
- Fasulet
- Thjerrzat
- Qumeshti i skremuar
- Kikirikat
- Karrotat
Ushqime me ngarkese glicemike mesatare
- Orizi i eger
- Orizi integral
- Tershera
- Elbi
- Bullguri
- Makaronat integrale
- Buka integrale
- Patatja e embel
Ushqimet me ngarkese te larte glicemike
- Patate te pjekura
- Patate te skuqura
- Lengje frutash me sheqer
- Rrush i thate
- Cous Cous
- Orizi i bardhe
- Makaronat e bardha
Diabeti tipi 2
I thoni –PO-:
- Salmonit, sardeleve, merlucit, tonit ne konserve uji, koces e levrekut te eger (ulin rrezikun e semundjeve kardiovaskulare. Diabeti I tipit 2 ndodh shume me rralle ne popullata qe konsumojne shume shpesh keto peshq)
- Zarzavateve me gjethe jeshile: spinaq, pazi, gjethe panxhari dhe patate te embel (te pasura ne antioksidante, vitamine C, vitamine E. Patatja e embel mendohet te kete perberes specifike qe ndihmojne ekuilibrimin e glicemise)
- Hudhrave (parandalon semundje te zemres, nje nga komplikacionet kryesore te diabetit)
- Qepeve (te pasura ne krom, ndihmojne metabolizmin e sheqerit)
- Domateve ( te pasura ne krom dhe antioksidante, lengu i tyre ul tendencen e mpiksjes se gjakut)
- Kanelles (jo vetem stimulon receptoret e i nsulines, gjithashtu rrit ne menyre te ndjeshme afetsine e qelizes ne perdorimin e glukozes)
- Frutave te freskta (duke u konsumuar ne sasi te kontrolluara ato ofrojne antioksidante dhe kane efekt stabilizues te glicemise)
- Frutave te kuqe & vishnje (thanat, manaferrat, boronicat, kumbullat, sheget etj, ulin sheqerin ne gjak ne personat me diabet)
I thoni PO por –ME MASE-
- Arrave (burim i shkelqyer i yndyrnave esenciale)
- Drithrave te plota (permbajne fibra beneficiale)
- Vajit te ullirit ekstra te virgjer (vaktet qe permbajne vaj ulliri kane efekt pozitiv ne nivelin e sheqerit ne gjak qe I pason ato)
I thoni –JO-
- Sheqerit te tavolines
- Frutave te thara (fiq, kajsi, kumbulla, hurma te thara)
- Ushqimeve me permbajtje te larte hekuri sidomos mishit te kuq (disa individe qe vuajne nga diabeti, sidomos meshkujt, mund te kene nivele te larta te hekurit ne gjak, gje qe lidhet me rrezikun per komplikacione si pasoje e problemeve te sheqerit ne gjak.
- Teprices se yndyres totale ne diete (dietat e pasura ne yndyre lidhen me shfaqien e diabetit dhe semundje kardiovaskulare)
- Yndyrnave te ngurta (gjalpi, dhjami, ajka e qumeshtit, rrisin rezistencen e insulines dhe shkaktojne rritje te nivelit te insulines ne gjak)
- Yndyrnat trans (margarina vegjetale, vajrat e skuqies, vajrat e perpunuar, rrisin rezistencen ndaj insulines dhe rrezikun per formimin e pllakave ne muret e arterieve)