Mbipesha, obeziteti dhe rreziku i kancerit
Cilet lloje kanceri nxiten nga obeziteti?
Publikuar më 10 Janar 2020, në Shëndeti dhe mirëqënia
Obeziteti rrit rrezikun e kancerit
Nje studim i publikuar vetem pak jave me pare ne revisten shkencore “Journal of Internal Medicine”, pretendon se njerezit qe jane mbipeshe apo obez (teper mbi peshe), kane rrezik me te larte te prekjes nga kanceri.
Te dhenat bashkekohore nga ndjekja afatgjate e disa llojeve specifike te kancerit ne paciente me mbipeshe apo obezitet te diagnostikuar ne kushte spitalore, jane te pakta – permendin studjuesit ne raportimin e tyre. Ne kete studim 40 vjecar, u mbikqyren 20,706 raste kanceri midis 313,321 pacienteve te diagnostikuar me mbipeshe ose obezitet dhe u verejt se akumulimi i tepert i dhjamit ishte i lidhur me kancer te pankreasit, gjirit pas menopauzes, kancer te gjakut dhe kancer neurologjik.
Cilet lloje kanceri jane me te lidhur me obezitetin?
Lidhja midis obezitetit dhe vdekshmerise se rritur si pasoje e kancerit eshte evidentuar ne nje numer te konsiderueshem studimesh. Me pak fjale, individed obez vdesin me shume nga kanceri sesa individed me peshe trupore normale per gjatesine e tyre. Kjo lidhje eshte shume me evidente per tumore te veshkave, te mitres dhe hepatobiliare. Kanceri ne tru, ne mushkri dhe melanoma nuk duket te kene lidhje aq te forte me obezitetin.
Arsyet qe cojne ne kete pasoje te obezitetit nuk jane plotesisht te qarta dhe kuptueshme. Ne rastin e kancerit te gjirit ne gra pas menopauzes, mekanizmi mendohet te jete nepermjet niveleve te larta te estrogjenit (te cilat nuk prodhohen me nga vezoret por nga gjendrat adrenale), fenomen qe dallohet ne gra obeze. Ketu mund te permendim nje paradox, obeziteti lidhet me rrezik te larte te kancerit te gjirit vetem pas menopauzes, ndersa ne grate ne perimenopauze verehet rrezik i ulet ne gra obeze. Duke u thelluar, studjuesit kane konkluduar se obeziteti rrit rrezikun vetem te kancerit pozitiv ndaj estrogjenit ne gra ne menopauze. Vlen te permendim ketu se, obeziteti ul probabilitetin e mbijeteses nga kanceri i gjirit gjithashtu.
Dhjami i tepert ne trup njihet si nje gjender endokrine e cila cliron vazhdimisht substanca inflamatore. Inflamacioni i vazhdueshem lidhet me rrezik me te larte te kancerit dhe te semundjeve kronike. Vecanerisht dhjami i akumuluar ne zonen e barkut ka nje potencial inflamator mjaft te larte. Kjo do te thote qe organizmi eshte me i prirur drejt stresit oksidues dhe me i ekspozuar ndaj radikaleve te lira, te cilat mund te iniciojne veprimtari kancerogjene.
A ulet rreziku i kancerit me uljen e peshes se tepert?
Nese nje person ka 40 vite ne obezitet, nuk mund te pretendohet qe do te kete nje ulje drastike ne rrezikun e kancerit sikurse nje person me peshe normale trupore. Por patjeter qe stili i jeteses dhe ulja e peshes se tepert parandalojne akumulimin ne vazhdimesi te mutacioneve apo demtimeve si pasoje e inflamacionit dhe stresit oksidues. Personat obez qe kryejne operacion te stomakut kane treguar reduktim me 50% te rrezikut te kancerit te lidhur me dhjamin e tepert.
Kur flasim per ulje te peshes, duhet te kemi parasysh qe ka me shume rendesi perpara se te shfaqet nje semundje tumorale, pra si mase parandaluese, sesa pasi ajo eshte shfaqur. Ne rastin e fundit, ende nuk eshte e qarte nese ulja ne peshe do te favorizoje shendetin e nje pacienti me kancer tashme te shfaqur.
Roli i ushqimit ne semundjet tumorale
Shume njerez duan ta anashkalojne kete diskutim dhe te besojne se kanceri eshte thjeshte nje shanc i keq. Sigurisht qe nuk eshte keshtu, por pa dyshim qe edhe menyra se si ushqimi ndikon ne kete veprimtari nuk eshte plotesisht e ditur. Ky fakt favorizon edhe lulezimin e pseudoteorive dhe suplementeve mrekulliberese. Sigurisht qe disa mekanizma dhe nderhyrje ne stilin e jeteses kane nje impakt me te forte ne uljen e rrezikut per disa lloje kanceri. Por ka shume mundesi qe edhe perberja gjenetike e gjithesecilit prej nesh predispozon nje reagim te ndryshem ndaj ushqimit dhe dietes qe konsumojme sikurse dhe predispozita gjenetike eshte e ndryshme nga individi ne individ per kancere te ndryshem. Ne te ardhmen, nuk eshte cudi qe, te “qendiset” nje plan ushqimor dhe stil jetese sipas predispozites gjenetike, gje qe ende nuk eshte e mundur. Deri atehere, ju keshilloj te mos bini preh e testeve abuzive “te ashtuquajtura gjenetike” te cilat pretendojne tju tregojne se cilat ushqime ju bejne mire apo keq, dhe ju rekomandoj te ndiqni nje regjim te ekuilibruar ushqimor qe ju siguron nje peshe te shendetshme, krahas nje stili jetese me ore te mjaftueshme gjumi dhe aktivitet fizik te rregullt.