Si te gatuajme mashurkat?
Disa ide per te dale nga monotonia
Publikuar më 5 Korrik 2019, në Receta
Si ti gatuani Mashurkat?
Mashurkat – gatimi baze
- 0,5kg mashurka
Salce mesdhetare
- 3 luge te medha vaj ulliri
- 2 luge te vogla leng limoni
- 2 hudhra mesatare
- kripe, piper
Pergatitja
- Zjeni 5min ne avull mashurkat. I perzieni sa jane te ngrohta me salcen.
Me shume alternativa
- Mashurka tradicionale: zevendesoni lengun e limonit me lengun dhe lekuren e nje portokalli dhe hidhni persiper feta bajamesh te pjekura.
- Sperkatini me borzilok te fresket, speca te kuq te grire dhe djathe dhie.
- Shtoni pak pika salce soje.
- Shtojini qepe sauté dhe kerpudha sauté mbi mashurkat dhe dhe pak salce soje.
- Mashurka me arome Azie: Kombinoni mashurkat e zjera pa salcen me 1lm salce soje, 1lm xhinxher te grire, 1lm uthull orizi, 1lm mjalte, koliander te fresket dhe fara susami.
- Sallate "Nicoise": Perzjeni 1 kavanoz ton, ½ kupe ullinj, 1 veze te zier te prere ne feta, 1 domate te prere me mashurkat dhe salcen me 1lm mustarde, 2lm borzilok ose majdanoz ose koper.
- Mashurka te marinuara: Kombinoni mashurkat pa salcen me 450gr fasule te zjera, 1 spec rrumbullak te kuq te prere ne fije, dhe 1 kupe qepe te kuqe te prere ne fije. Perzjejini me ½ kupe vaj ulliri, ½ kupe vere te kuqe ose uthull, 1lv kripe, ½ lv piper, ½ kupe majdanoz dhe 3 hudhra te shtypura. Lereni perzjerjen te marinohet gjate gjithe nates ne frigorifer.
- Mashurka indiane me *Curry: Ne nje tas te madh rrihni 2lv leng limoni, cerek kupe vaj ulliri, 1lv curry, 2lv salce soje. Perzjeni ne to mashurkat e zjera bashke me salcen e tyre dhe sperkatini me fara susami.
*Salce soja, Curry, dhe mustarde cilesore gjeni ne Spar, ne stenden e produkteve nga bota.