Dreka e femijeve ne shkolle
Ushqim i shendetshem per femijet nazelinj
Publikuar më 29 Shtator 2017, në Nënat dhe Fëmijët
Ushqimi ne shkolle - Programi me i ri i “Blerina Diet”
Vakti i drekes per femijet e moshave 6 – 12 vjec eshte sherbimi me i ri i qendres sone. Ky sherbim synon ne plotesimin maksimal te nevojave te vaktit kryesor, ne lendet ushqyese te nevojshme per nje femije, perkatesisht per moshen, peshen dhe aktivitetin e tij fizik dhe ne sigurimin e ushqimeve sa me te pastra, larg pesticideve, antibiotikeve dhe hormoneve. Ky kriter do te arrihet me nje perzgjedhje teper selektive dhe te kontrolluar te lendes se pare dhe me perdorimin e nje game te caktuar te ushqimeve qe prodhohen ne fermen tone. Abonimi ne kete program fillon nga 1 mujor dhe perfshin shperndarjen e tij ne orarin e drekes ne adresen e shkolles ku ndodhet femija juaj.
Shijshem, Shendetshem & per Nazelinj
Ne krye te ketij sherbimi qendron nje shef kuzhine me nje eksperience te pasur ne te gjithe sektoret gastronomike si pasticeri, gatime tradicionale dhe kuzhine nderkombetare bashkekohore. Ushqimet jane studiuar fillimisht nga ana e perberjes ushqyese nga dietologia Blerina Bombaj, per te permbushur me se miri nevojat e nje femije, dhe me pas do te serviren ne formen me atraktive per ta. Ne kete program kombinohen me mjeshteri shkenca e dietologjise dhe ajo e kulinarise, per te ofruar ushqimet e preferuara te femijeve ne cilesine e ushqimit te paster, te ushqyeshem dhe te shendetshem.
Perberja e vaktit permban zgjedhje nga secili grup i meposhtem ushqimesh
- Fruta te stines
- Perime te fermes sone (perfshire cdo dite nje jeshillek) dhe nje portokalli ose te kuqe
- Fasule te llojeve te ndryshme (qiqra, thjerrza, fasule te kuqe, te zeza, syzeza etj) ose Ushqime proteinike (Mish vici, pule, peshk, veze, fruta te thate)
- Perime me amidon (patate, bizele, misra) ose Drithra integrale
- Bulmet (djathe, kos)
- *Embelsira (me permbajtje: drithra, mjalte te paster, sheqer kaf, fruta, fruta te thate, qumesht, kakao, arre kokosi, veze)
- Vakti i drekes do te ofroje 600 - 800kcal, ne varesi te nevojave te femijes.
Kjo perberje permbush parimet e rekomandimeve nderkombetare per nevojat ushqimore te femijeve ne rritje.
Per femije "bio"
Kuzhina e femijeve ndodhet ne ambjentet e fermes sone nga ku edhe do te furnizohet cdo dite me perime te sapo vjela, te rritura natyralisht, veze te freskta, kos lope dhe djathe dhie te fermes sone.
Dieta e personalizuar
Femijet qe kane nevoje per diete te personalizuar per te korrigjuar obezitetin dhe pasojat e tij, do te kene ndiekjen nga dietologia Blerina Bombaj dhe nje diete te personalizuar prej saj. Ky sherbim ofron te dy vaktet kryesore (dreke - darke) dhe sherbimin taksi.
Abonimi
Prinderit e interesuar mund te na telefonojne ne nr 0692610100 per te rezervuar nje abonim apo per te marre me shume informacion.
Prindi duhet te siguroje vete lejen nga shkolla per pranimin e ushqimit ne e ambjentet e saj.
*Embelsirat do te vendosen 1-2 here ne jave