Ushqimi dhe diabeti
Gjithcka qe duhet te dini, kur vuani nga diabeti
Publikuar më 25 Korrik 2017, në Dieta
Ushqimi ne semundjen e diabetit
Diabeti eshte nje semundje kronike dhe kerkon trajtim per gjate gjithe jetes. Kjo semundje karakterizohet nga rritja e sheqerit ne gjak, si pasoje e mungeses se insulines ose paaftesise se saj per te ulur sheqerin. Diabeti ndahet kryesisht ne 2 kategori te medha, diabet tip 1 dhe diabet tip 2. Personat me diabet 1 nuk prodhojne fare insuline. Personat me diabet tip 2 prodhojne pak insuline ose insulina qe prodhojne nuk ka rendiment, (ose te dyja bashke). Kontrolli i sheqerit ne gjak ne semundjen e diabetit kerkon nje koordinim te mire te sheqerit nga ushqimi me mjekimin dhe aktivitetin fizik. Monitorimi i shpeshte eshte aleat i rendesishem ne arritjen e kontrollit te mire te glicemise ne gjak.
Trajtimi i diabetit tip 2
- Dieta
- Aktiviteti fizik
- Mjekimi
- Monitorimi
Trajtimi i diabetit tip 1
- Mjekimi
- Dieta
- Aktiviteti fizik
- Monitorimi
Cfare eshte glicemia?
Karbohidratet (sheqernat) ne ushqime gjenden ne disa forma; te thjeshte (mono ose disakharide -me vetem nje-dy molekula sheqeri) dhe te perbere (polisakharide -me shume molekula sheqeri te lidhura me njera tjetren). Sheqeri i drithrave – amidoni eshte i perbere (nga shume molekula te glukozes te lidhura me njera tjetren), i frutave eshte sukroza, nje sheqer i thjeshte (i perbere vetem nga 1 molekule fruktoze + 1 molekule glukoze), ndersa sheqeri i qumeshtit eshte laktoza, gjithashtu i thjeshte, (i perbere nga 1 molekule galaktoze + 1 molekule glukoze). Glukoza eshte sheqeri kryesor dhe me i rendesishem per njeriun. Pasi ne konsumojme nje ushqim qe permban sheqer, ai shperbehet ne aparatin tretes ne molekula glukoze dhe sheqerna te tjere te thjeshte (ne varesi te perberjes se ushqimit ne sheqerna). Vetem ne kete forme ato mund te perthithen nga aparati tretes ne gjak. Sasia e glukozes qe qarkullon ne gjak quhet glicemi (nga greqishtja; glykozi = glukoze dhe aima = gjak). Gjaku yne eshte “mjeti” transportues i oksigjenit (nga mushkrite), dhe gjithe lendeve ushqyese (nga aparati tretes), qe furnizojne cdo qelize te indeve dhe organeve qe formojne trupin tone, per te jetuar. Glukoza eshte “karburanti” kryesor i cdo qelize te trupit tone dhe ajo transportohet neper qeliza nepermjet gjakut.
Cfare eshte insulina?
Insulina eshte nje hormon qe prodhohet ne pankreas pas konsumit te ushqimeve me permbajtje sheqeri. Rritja e glukozes ne gjak perben “sinjal” per qelizat e pankreasit te prodhojne insuline. Roli i saj eshte qe te hapi dyert e qelizave ne menyre qe sheqeri te kaloje nga gjaku brenda ne qelize dhe te perdoret si karburant ose te depozitohet si rezerve energjie. Ne njefare menyre, insulina eshte ajo qe e kthen ushqimin ne energji ose rezerva energjie qe nevojiten per jeten e organizmit te njeriut. Ne mungese te insulines, dyert jane te mbyllura dhe sheqeri mbetet jashte qelizes duke u akumuluar ne gjak. Trupi yne prodhon sasi me te madhe insuline pas konsumit te ushqimit me permbajtje sheqeri, ndersa prodhon nje sasi te vogel insuline ndermjet vakteve si dhe gjate nates, ne menyre qe sheqeri qe sintetizon melcia dhe ai qe clirohet nga depozitat e trupit, te jete i disponueshem si lende djegese per cdo qelize. Trupi yne mund te depozitoje nje sasi te vogel sheqeri ne melci dhe muskuj, prandaj ka nevoje per furnizim te vazhdueshem sepse depozitat mbarojne shpejt.
Si e kontrollon organizmi yne sheqerin ne gjak?
Kur ne konsumojme ushqim me permbajtje sheqeri, pas disa minutave ai perthithet nga aparati tretes ne gjakun tone ku dhe fillon te akumulohet dhe kerkon te futet ne qeliza te sherbeje si energji per to, por qelizat e trupit te njeriut i kane dyert e mbyllura me celes per glukozen (sheqerin kryesor te ushqimit). Ne kete rast, celesi per glukozen eshte insulina. Ajo vjen si nje mori celesash duke hapur dyert per cdo molekule glukoze qe te futet brenda ne qelize. Nese sheqeri rritet shume ne gjak, kjo perben nje alarm per pankreasin, i cili prodhon respektivisht shume insuline, me rezultat qe kjo e dyta ta ule edhe me shume sec duhet sheqerin ne gjak. Duke qene se sheqeri duhet te qendroje konstant ne gjakun tone, per te mbajtur situaten nen kontroll, pankreasi prodhon nje tjeter hormon – te kundert me insulinen, i cili ka per detyre te rrise sheqerin ne gjak kur ai eshte i ulet. Ajo quhet glukagon dhe vepron duke nxitur sintetizimin e glukozes ne melci dhe clirimin e saj nga depozitat.
Ne rastin e diabetit te tipit 1, nuk ka asnje celes te disponueshem per glukozen, ndersa ne rastin e tipit 2 celesat jane me pakice ose te shtrember dhe nuk hyne ne brave. Rezultati eshte hipegrlicemia – pra akumulimi i sheqerit ne gjak. Mjekimi me insuline ofron me injeksion, pikerisht keto celesa, ndersa mjekimi me kokrra ka disa menyra veprimi, si p.sh., te nxise pankreasin te prodhoje me shume celesa ose te bej “bravat” e dyerve te qelizave me te lira.
Duke qene se insulina vepron si celes edhe per yndyrnat dhe per sintetizimin e proteinave te muskujve, mugesa e saj ose e rendimentit te saj sjell rritje te yndyrnave dhe humbje te mases muskulare.
Perse dieta eshte jetike?
Qellimi i dietes eshte:
- Mbajtja e glicemise ne nivelet 90 – 130mg/dl esell, 150 – 180mg/dl 2 ore pas ushqimit dhe A1c <7
- Ulja e peshes se tepert
- Prandalimi dhe trajtimi i hiperlipidemise
- Parandalimi dhe trajtimi i hipertensionit
- Parandalimi dhe trajtimi i semundjeve te veshkave
- Parandalimi i komplikacioneve, rritja e cilesise dhe gjatesise se jetes
Kontrolli i peshes trupore – nje strategji parandaluese dhe trajtuese e diabetit tip 2
Nje ulje prej 7% -10% te peshes trupore ose rreth 6kg dhjame, rezulton ne permiresim te ndjeshem te hemoglobines se glukozuar HgA1c, ulje te yndyrnave dhe tensionit arterial. Reduktimi i kontrolluar i ushqimit ditor (reth 500kalori me pak ne dite), mundesisht i kombinuar me aktivitet fizik, mund te perbeje nje mase parandaluese per shfaqjen e diabetit tip 2 ne persona mbipeshe te predispozuar ose qe jane ne fazat fillestare te paradiabetit.
Ushqimi i shendetshem per diabetin
- Perime
- Drithra te plote
- Fruta
- Qumesht pa yndyre
- Fasule
- Peshk
- Pule
- Mish i kuq pa dhjam
Nuk ka nje ushqim perfekt qe te mund te mbuloje gjithe nevojat qe organizmi i njeriut ka ne lende ushqyese, prandaj larmia dhe kontrolli i sasise eshte mjaft e rendesishme. Nga cdo grup ushqimesh, eshte mire te zgjedhim cilesine me te mire, qe do te thote te zgjedhim ushqimet qe ofrojne sa me shume lende ushqyese si vitamina, minerale dhe fibra.
A mund te konsumoj te njejtin ushqim me pjesen tjeter te familjes, kur jam me diabet?
Rekomandimet e ushqimit per personat me diabet jane njesoj si edhe per personat e shendetshem. Gjithkush mund te perfitoje nga nje ushqyerje e shendetshme si ajo qe keshillohet per diabetiket.
Ndertimi i ushqimit per te trajtuar diabetin
Si te llogaris sa sheqer nevojitem?
Duke qene se sheqeri duhet te ofroje perafersisht gjysmen e energjise ditore, sasia e tij eshte ne varesi te kalorive qe marrim.
Nese marrim 2000kalori ne dite, 1000 duhet te vijne nga sheqeri.
1gr sheqer = 4kalori, keshtu:
1000kalori:4gr/kalori = 200gr sheqer/dite
Femrat: per te mbajtur peshen 1800 – 2400kalori/dite, per te rene ne peshe 1200 – 1600kalori
Meshkujt: per te mbajtur peshen 2000 – 2800kalori/dite, per te rene ne peshe 1600 – 2000kalori
Nje llogaritje e thjeshtuar e kalorive ditore te shpenzuara
Meshkuj: Pesha x 1kalori x 24ore x AF
Femra : Pesha x 0,9kalori x 24ore x AF
Aktiviteti Fizik = me 1,1 per ata qe nuk kane aktivitet fizik, 1,3 per aktivitet te lehte dhe 1,5 per aktivitet te rregullt. Nese duam te rrezojme peshe, duhet te zbresim nga 500 deri ne 1000kalori ne dite nga kalorite ditore te shpenzuara. P.sh.:
1 grua me peshe trupore 90kg, qe ben jete sedentare do ta llogarise keshtu:
Energjia ditore e shpenzuar = 90kg x 0,9kalori x 24ore x 1,1 = 2138kalori/dite
*Kjo formule eshte thjeshte orientuese, jot e gjithe individet mund te gjejne rezultat te besueshem me kete formule. Psh adoleshentet, sportistet dhe persona qe vuajne nga semundje te caktuara qe ndikojne metabolizmin, nuk mund te bazohen ne kete formule per percaktimin e shpenzimit ditor energjetik.
Yndyrnat dhe proteinat nuk shkaktojne rritje te sheqerit, a mund ti marr pa mase?
Marrja e yndyrnave dhe proteinave duhet te jete gjithashtu e kontrolluar dhe ekuilibruar mire. Yndyrnat duhet te perbejne 30% te kalorive ditore me 1gr = 9kalori, ndersa proteinat 15-20% te kalorive ditore ku 1gr = 4kalori. Ushqimet e yndyrshme dhe ato proteinike, vertete nuk kane sheqer, por sasia dhe cilesia e tyre luajne rol vendimtar; yndyrnat ne parandalimin e semundjeve kardiovaskulare dhe hipertensionit, proteinat ne parandalimin e semundjeve te veshkave, dhe te treja - bashke me sheqerin, ne kontrollin e peshes trupore.
Yndyrnat me te shendetshme
Vaji i ullirit i shtypur ne te ftohte, ullinjte
Vaji i shtypur ne te ftohte (i arres, kungullit, avokados, lirit, lulediellit, susamit, etj)
Frutat e thate (arra, bajame, lajthi, kikirike, etj)
Farat (kungulli, luledielli, susami, liri, kerpi, etj)
Yndyra e peshqve te kalter
Yndyrnat qe duhet te kufizohen
- Yndyra e bulmetit, gjalpi, kremi i djathit
- Margarina, pana, salca e kosit
- Dhjami dhe pjeset e yndyrshme te mishit te kuq
- Lekura e pules, e gjelit, e qengjit dhe kecit
- Vajrat vegjetal te rafinuar, vecanerisht te perdorur me shume se 1 here ne gatim
- Ushqimet e skuqura
Proteinat e shendetshme
- Peshku (vecanerisht peshku i kalter)
- Mishi i bardhe i shpendeve (pa lekuren)
- Gjiza, djathi i njome i dhise
- Mishi pa dhjam
- Frutat e thate dhe farat
- Veza (te kufizohet ne 3/jave nese vuani nga hiperkolesterolemia familjare)
Proteina qe duhet te kufizohen
- Mishi i kuq me dhjame
- Mishi, pula ose peshku i skuqur
- Djathi kackavall, i bardhe, djathi i deles
- Te brendshmet e gjese se gjalla
Sheqeri i ushqimit - Sasia eshte shume e rendesishme
Nese duam te kemi kontroll mbi sheqerin ne gjak, duhet te kemi kontroll shume te rrepte te sasise ne total te sheqerit ne ushqim dhe shperndarjes se tij ne cdo vakt. Sasia ditore e sheqerit ne diete nuk duhet te jete me pak se 130gr/dite. Per nje grua e cila nuk synon te rrezoje peshe trupore, sasia e sheqerit varion nga 250 – 300gr/dite, ndersa per nje burre qe gjithashtu kerkon te mbaje peshen konstante, sasia e sheqerit qe nevojitet eshte nga 325 – 375gr/dite. Keto sasi ndryshojne ne rastin e nje diete hipo ose hiperkalorike, ne rastin e personave me aktivitet fizik shume te larte dhe ne rastin e grave shtatzane apo ne laktacion.
Eshte shume e rendesishme qe te mos merret as me pak e as me shume sheqer nga sasia e nevojshme, cdo dite. Po kaq e rendesishme eshte shperndarja e sheqerit ne 5-6 vakte ne dite dhe konsumi i tyre cdo dite ne te njejtat ore, vecanerisht per ata persona qe mjekohen me insuline. Per ta thjeshtuar konceptin e shperndarjes se sheqerit ne vakte, e shprehim ate me njesi, ku 1 njesi = 15gr sheqer. 1 njesi sheqer eshte ajo sasi e ushqimeve qe permban 15gr sheqer. Nisur nga sasite ditore te sheqerit te lartpermendura, nje grua nevojitet perafersisht 15 njesi sheqer ne dite ndersa nje burre mesatarisht 20 njesi sheqer ne dite. Keto njesi duhet te shperndahen ne 5-6 vakte sipas madhesise se tyre. Vaktet kryesore duhet te permbajne me shume njesi ndersa vaktet e vogla (te ndermjetme) me pak. Nje skeme e thjeshte eshte si me poshte:
Shembull i perberjes ushqyese per nje diete me 2000kalori/dite:
- Proteina: 75gr/dite
- Sheqerna: 250gr/dite (nga te cilat sheqer i shtuar jo me shume se 25gr/dite)
- Yndyrna: 67gr/dite
Shembull Ushqimi ditor = 1800kcal, i shperndare ne 6 vakte, 15 njesi sheqer (225gr)
- Mengjes: 3 njesi
- Paradite: 1 njesi
- Dreke: 5 njesi
- Pasdite: 1 njesi
- Darke: 4 njesi
- Pas gjumit: 1 njesi
Shembull Ushqimi ditor = 2500kalori, i shperndare ne 5 vakte, 18 njesi sheqer (275gr)
- Mengjes: 4 njesi
- Paradite: 2 njesi
- Dreke: 6 njesi
- Pasdite: 2 njesi
- Darke: 4 njesi
Si te llogarisni ushqimet me njesi sheqeri?
Lista e meposhtme ju tregon pjesen me te madhe te ushqimeve, ne sasine e barabarte me 1 njesi sheqer:
Brumra (drithra & perime me amidon) 1 njesi = 1 racion
- 1 fete buke e thekur (15gr)
- 4 krakera te medhenj
- 2 friganja (15gr)
- 2 biskota me kripe (20gr)
- 1/3 kupe oriz, grure, elb, theker, kuinoa (kokerr, te ziera)
- 1 luge e madhe trahana (15-20gr)
- ½ kupe tershere e zier
- 1 luge e madhe miell (15gr)½ kupe fasule, thjerrza, qiqra (te ziera)
- 1/3 kupe fasule te pjekura
- 1/3 kupe bizele
- ½ kupe misra
- 1 kupe kungull dimri
- 1 patate e vogel e zier (60gr)
- ½ kupe pure patateje e embel
Fruta (1 njesi = 1 racion)
- 12 qershi (90gr)
- 17 kokrra rrush i vogel (90gr)
- 2 fiq* te vegjel (90gr) ose 2 te thate
- Kivi* 2 te vegjel (150gr)
- 1 banane e vogel (90gr)
- 1 molle, dardhe mesatare (120gr)
- Ananas (120gr) ¾ kupe
- 4 kajsi* te freskta (150gr), ose 4 te thata
- 1 nektarine (150gr)
- 1 pjeshke mesatare (150gr)
- ¾ kupe boronica, manaferra*, mjeder*, (150gr)
- 2 kumbulla te medha, me tul, (150gr)
- 3 kumbulla vishnje, te thata
- 1 portokall* mesatar (190gr)
- 2 mandarina te vogla (240gr)
- 2 kupa luleshtrydhe* ose 15 kokrra mesatare ose 10 te medha, (200gr)
- 1/3 pjeper 1 ¼ kupe (150gr)
- 1 fete shalqi, 1 ¼ kupe (200gr)
- Hurma Arabie 3 cope
- Qitro ½ e nje te madheje (330gr)
- Leng frutash te shtrydhura ½ kupe
Bulmet (1 njesi = 1 racion bulmet)
- 1 gote qumesht 240ml (me ose pa yndyre)
- 1 kupe kos (180ml), me ose pa yndyre
- 1 ½ kupe dhalle
- Kakao me 1 luge sheqer, ½ kupe
Perime pa amidon (1 njesi = 3 racione)
- ½ kupe perime te gatuara (spinaq, pazi, mashurka, karrota, laker, etj)
- 1 kupe perime –gjethe te freskte, te pagatuara
- 1kupe brokoli (100gr)
- 1 panxhar i vogel ose ½ panxhari mesatar (50gr)
- 1 domate mesatare (100gr)
- Patellxhan, 1 kupe i prere ne kubike (80gr)
- Qepe te kuqe, 1 e vogel (70gr)
- Mashurka 2/3 kupe
- Spec i kuq, 1 cope (45gr)
- Leng perimesh te shtrydhura, 1 kupe
Embelsira
- ½ kupe akullore
- 2 biskota rrumbullake
- 1 luge e madhe mjalte
- 1 luge e madhe sheqer
- Kek 1 cope, (25gr)
- 1 luge e madhe recel, liko
- 1 luge e madhe shurup
1 kupe = 240ml