Supe me panxhar te pjekur
Nje ushqim qe lufton anemine dhe permireson presionin e gjakut
Publikuar më 9 Maj 2016, në Receta
Supe me panxhar dhe kruton misri
Per krutonet:
- 1 kupe miell misri te trashe
- 2 kupa leng pule ose perimesh
- 1 kupe uje
- 1 kup djathe guda
- 1 kupe gjethe panxhari
- 2 luge te medha gjalpe
Pergatitja:
- Zjeni ujin dhe lengun. I shtoni gradualisht miellin e misrit dhe vazhdoni te perzjeni derisa te filloje te trashet pa krijuar kokrriza. Hidhni gjethet per pak minuta sa te zbuten. Shtoni djathin dhe gjalpin dhe perzieni deri sa te shkrihen.
- Hidheni perzierjen ne nje tepsi te vogel te lyer me pak gjalpe, lereni te ftohet dhe me pas e mbuloni memembrane dhe e fusni ne frigorifer deri sa te ftohet krejtesisht.
- Me pas e hiqni membrane dhe me nje spatula e vendosni perberjen mbi nje siperfaqe te sheshte. E pridni me thike ne feta dhe e skuqni ne tigan me pak vaj ulliri ose e piqni ne furre.
Supe me panxhar te pjekur
- 1kg panxhar, te qeruar dhe te prere ne kubike
- 1 qepe te vogel te prere ne 4 pjese
- 3 hudhra bashke me lekuren
- 4 kercej timo
- 2 luge vaj ulliri
- 5 kupa leng pule ose perimesh
- ½ kupe pistak te pjekur dhe te kriposur
- ½ kupe majdanoz te fresket te grire
- 1 portokall te shtrydhur dhe lekuren te grire
- 2 luge uthull vere te kuqe
- ¼ kupe vaj ulliri
Pergatitja:
- Ndizni furren ne 180grade Celcius
- Marinoni panxharet me qepe, hudhra, vaj ulliri dhe i vendosni ne leter furre ne tepsi. Sperkatini me kripe dhe timo. I piqni per rreth 1 ore duke i perzier here pas here dhe duke hequr hudhrat ne mes te pjekjes.
- Zhvishni hudhrat dhe se bashku me panxharet, qepet dhe lengun i bluani ne blender.
- I hidhni kripe, piper dhe i vendosni ne tigan per 10 minuta.
- Pastroni blenderin dhe hidhni pistaket, lengun e portokallit, 1 luge te madhe lekure portokalli, uthullen dhe vajin. Bluani dhe sperkasni me kripe, piper.
- Hidhni supen ne pjate dhe persiper i shtoni salcen, majdanozin dhe krutonet.