00355 4 2248981
"Blerina Diet" What's new

Te informohemi rreth semundjes se kancerit

Cfare eshte kanceri?

  • Kanceri eshte nje semundje e kudo ndodhur ne bote dhe mund te preke cdo pjese te trupit tone.
  • Nje ne tre persona eshte i predispozuar per tu prekur nga kjo semundje gjate gjithe jetes, por kerkime te rendesishme shkencore qe jane bere kane konfirmuar se kanceri ka nje mundesi shume te madhe per tu parandaluar.

Kanceri eshte nje grup kompleks semundjesh, por ne cilendo pjese te trupit qe ai prek shkakton nje riprodhim te pakontrolluar te qelizave te demtuara me nje specifike te nje indi apo organi duke formuar nje mase qelizash qe ndryshe quhet tumor.

Faktoret kryesor qe shfaqin kete semundje jane gjenetik dhe ambjental. Ato luajne nje rol te rendesishem ne zhvillimin e kesaj semundje, por dime qe jane faktoret ambjental dhe menyra e jeteses qe kane influencen me te madhe per zhvillimin e kancerit.

Dhe ky eshte nje lajm i mire sepse duke ndryshuar stilin tone te jeteses ne mund te bejme hapa pozitiv per te parandaluar kancerin.

Dy menyrat me te rendesishme per te parandaluar kancerin jane:

  1. Te ushqehemi ne menyre te shendetshme dhe
  2. Te evitojme agjentet shkaktare te kancerit si cigarja e cila eshte dhe me e dukshme nder agjentet e tjere.

Zbulimet e fundit kane treguar qe dietat e pasura ne fruta dhe perime parandalojne nje ne 5 raste ose dhe me shume nga te gjithe llojet e kancerit.

Specialistet e shendetit bien dakort qe nje diete e bazuar ne ushqime bimore e kombinuar me aktivitet fizik si dhe duke mbajtur nje peshe trupore normale mund te uli deri ne 40% shfaqjen e rasteve te reja te kancerit. Kjo do te thote parandalim per 3 -4 milione raste ne bote cdo vit.

Cfare shkakton kancerin

Zhvillimi i kancerit eshte nje process biologjik i komplikuar dhe i cuditshem, keshtu qe ne nuk mund te themi se ka vetem nje agjent shkaktar por mund te permendim disa: si psh hormonet, gjendja imunitare dhe mutacionet e fshehura ne gene te qelizes, por shkaktaret kryesor per zhvillimin e kancerit mbeten faktoret ambjental te cilet jane:

  • Toksinat, si duhani dhe alkoli
  • Ushqimi qe ne hame (zgjedhjet jo te shendetshme)
  • Agjentet infektues si viruset dhe bakteriet
  • Agjentet kimik
  • Rrezatimi nga rrezet e diellit dhe materialet radioaktive

 

Te gjithe keta faktore kancerogjen mund te demtojne qelizat normale te trupit dhe te shkaktojne zhvillimin e kancerit.

Gjithashtu dihet qe radikalet e lira -produkte te proceseve te ndryshme te trupit luajne rol ne zhvillimin e kancerit. Mendohet se disa faktore mund reagojne se bashku ose me nje koseguence te caktuar per te filluar ose stimuluar semundjen e kancerit. Kanceri mund te zhvillohet gjate 10- 20 vjeteve prandaj moshat e medha jane dhe rastet me te shpeshta.

Si parandalohet kanceri

Jane nje ser ushqimesh qe mund te parandalojne ose ngadalsojne procesin e kancerit. Te tilla ushqime njihen si "inhibitore" dhe perfshijne shumicen e ushqimeve me prejardhje bimore si: zarzavatet, frutat dhe drithrat. Keto ushqime permbajne nutriente esenciale per nje shendet te mire si vitamina, minerale dhe fibra. Gjithashtu permbajne nje game perberesish te tjere bioactive duke perfshire antioksidantet shume nga te cilet kane efekt mbrojtes. Ato ndihmojne ne mbrojtjen e organizmit nga shume semundje serioze perfshire dhe kancerin.

Evidencat tregojne qe:

  • Alkoli rrit rrezikun e kancerit ne pjesen e lartme te aparatit tretes dhe ne melci, ne zorren e trashe, ne gji si dhe ne mushkri.
  • Dietat qe permbajne % te larte kripe rrisin rrezikun e kancerit te stomakut
  • Dietat e pasura ne mish te kuq dhe produktet e tij rrisin rrezikun e zhvillimit te kancerit te kolonit, rektumit, gjithashtu dhe te gjirit e te prostates.
  • Dietat me perberje te larte yndyre mund te rrisin rrezikun e kancerit te mushkrive, kolonit, rektumit, gjirit dhe prostates. Po keto lloj dietash rrisin rrezikun e obezitetit i cili eshte faktor risku per  disa lloj kanceresh.

A eshte kanceri I trashegueshem?

Shkencetaret vazhdojne te zbulojne gjithnje e me shume informacion per gjenet tona dhe menyren sesi ata influencojne ndjeshmerine tone lidhur me semundje te ndryshme. Fakti eshte qe predispozita gjenetike mund  ta rrisi probabilitetin e shfaqjes se kancerit por kjo nuk do te thote se vertet do te ndodhi. Shumica e kancereve zhvillohen si pasoje e faktoreve ambjental. Kur me shume se nje pjesetar i familjes shfaq kancer eshte me e mundur te jete koicidence ose nga e njejta menyre jetese sesa nga faktore gjenetik.

Dieta, menyra e jeteses dhe kanceri

Kanceri mund te mos kurohet teresisht, por nje diete dhe menyre jetese e shendetshme mund te uli ne menyre drastike rrezikun e shfaqjes se nje sere kanceresh si dhe disa semundjeve te tjera kronike si semundjet e zemres, infarkte dhe diabeti.

Nje kombinim i gjenetikes, sjelljes dhe faktoreve ambiental eshte pergjegjes per fillimin e nje zinxhiri reaksionesh qe kthen qelizen normale ne anormale, dhe qelizen anormale ne kanceroze. Ndryshimet qe fillojne procesin e kancerit quhen "fillim", dhe faza qe pason me ndarjen dhe rritjen e qelizes quhet "avancim"

Ne evidencat e fundit shkencore rezulton se menyra e jeteses dhe vecanarisht naga perdorimi i duhanit dhe dietat jo te shendetshme influencojne ne shfaqjen e shumices se kancereve.

Duhani eshte nje nder faktoret kryesor te kancerit  te aparatit te frymemarrjes dhe 1 ne 4 raste te kancerit te mushkrive eshte duhanpires.

Gjithashtu duhani eshte shkaktar i kancerit te gojes dhe te ezofagut ne 70 - 90 % te te prekurve, dhe kjo mund te luaje rol edhe ne zhvillimin e kancerit te pankreasit,dhe fshikzes se urines.

Nje rol tjeter negative qe luan duhanpirja eshte se redukton nivelin e vitaminave qe qarkullojne ne organizem e cila shkakton nje risk per kancer.Por me te rrezikuarit jane ata qe jo vetem pine duhan por edhe alkool njekohesisht.

Duke nderprere alkoolin ulet dhe rreziku i kancerit te gojes, gurmazit, zorreve, melcise si dhe te gjirit i cili eshte dhe kanceri me i perhapur ne UK dhe ne bote.

Nje faktor tjeter qe rrit rrezikun e kancerit eshte dhe mishi i kuq kur hahet me shume se 80 gr ne dite, mendohet qe rrit rrezikun per kancerin e zorreve, gjithashtu dhe te pankreasit, veshkave, prostates dhe gjirit. Gjithashtu te gjithe ushqimet qe permbajne yndyrnat me origjine shtazore ku perfshihet dhe mishi i kuq si burim kryesor mund te rrise rrezikun edhe per kancerin e mushkrive, zorreve, gjirit, mitres, dhe prostates.

Keshtu qe menyra e jeteses dhe dietat e shendetshme mund te jene hapat me pozitiv per te parandaluar  kancerin.

Si mund te parandalojme kancerin?

Shume ushqime mund ta parandalojne ose ta ulin procesin e zhvillimit te kancerit. Keto lloji ushqimesh njihen me emrin "inhibitore " dhe perfshine  ushqime bimore si: zarzavatet, frutat, cereali. Keto ushqime permbajne lende ushqyese te cilat jane esenciale per nje shendet te mire, si vitaminat, mineralet dhe fibrat. Gjithashtu ato permbajne dhe lende bioaktive duke perfshire antioksidantet te cilet kane nje funksion mbrojtes per qelizat ne semundje te ndryshme por edhe ne ato kancerogjene. Prandaj ushqimet me baze bimore  rekomandohen ne variatete te ndyshme.

Pra dietat e pasura ne perime dhe zarzavate ulin rrezikun e shume llojeve te kancerit, duke ngrene 4-5 porcione fruta dhe zarzavate ne dite ulin rrezikun e kancerit deri ne 20 %.

Gjithashtu aktiviteti sportive ndihmon ne  parandalimin e kancerit te zorreve  dhe ndoshta dhe te kancerit te gjirit sidomos mbas menopauses.

Disa hapa praktik per parandalimin e kancerit

Hapi i pare

Zgjidhni nje djete me variatete te ushqimeve  me baza bimore

Kjo do te thote qe te hame rreth 600-800gr qe jane rreth 6-7 porcione ne dite dhe te jene ushqime bimore sa me pak te perpunuara, disa nga keto lloji ushqimesh jane;

  • Cerealet, si buka,orizi, makaronat( mundesisht te zeza me sa me shume fibra)
  • Fasulet, thjerrzat dhe bishtajat
  • Zarzavatet qe rriten nen toke si karrotat, patatet, panxhari etj.
  • Frutat e thata dhe farat

Te gjitha ushqimet me baze bimore permbajne vitamina esenciale, minerale dhe shume substanca te rendesishme per organizmin per te luftuar agjentet kancerogjen.

Keto ushqime jane shume te varfera ne yndyrna dhe kalori te cilat jo vetem na mbrojne nga kanceri por gjithashtu na ndihmojne te kontrollojme dhe peshen e cila eshte nje faktor risku per zhvilimin e kancerit.

Keto ushqime duhet te perdoren te freskta d.m.th. te gatuhen ne moment dhe jo te konservuara sepse ushqimete konservuara permbajne shume yndyre, kripe si dhe sheqer te rafinuar te cilat jane te demshme per organizmin.

Hapi i dyte

Hani sa me shpesh fruta dhe zarzavate.

Kjo do te thote qe ne nje dite duhet te hame 400- 800 gr ose 5 racione ne dite fruta dhe zarzavate per cdo dite te vitit ne variatete te ndryshme.

Evidencat shkencore kane treguar qe dietat e pasura ne fruta dhe zarzavate ulin rrezikun e kancerit deri ne 20% .

Shkencetaret kane zbuluar disa nga keto ushqime te cilat jane shume te shendeteshme sepse permbajne komplekse vitaminash dhe mineralesh dhe disa nga keto ushqime jane; lakrat e te gjitha llojeve,rrepat, karrotat, domatet, dhe qitro (frut) keto jane specifike mbrojtese per organizmin por nuk eshte e thene se jane vetem keto lloje ushqimesh mund te kete dhe shume te tjera te pazbuluara akoma per benfitet e tyre prandaj eshte e rendesishme te hame nga te gjitha llojet e frutave dhe te zarzavateve.

Sheqeri i frutave dhe i lengut te fresket te frutave eshte me i shendetshem sesa ai artificial sepse frutat permbajne nutrient te tjere duke perfshire vitaminat dhe fibrat pervec sheqerit.

Hapi i trete

Te mbani nje peshe te shendetshme dhe te merreni me aktivitet fizik

Mbipesha mund te rrise riskun e kancerit keshtu qe jo vetem duhet te kontrolloni marrjen e kalorive por duhet te merreni edhe me aktivitet fizik te mbani trupin tuaj ne nje peshe te shendeteshme per gjithe jeten.

Aktiviteti fizik i rregullt ul riskun e kancerit  por gjithashtu ju mbron ose parandalon dhe shume semundje te tjera.

Ideale eshte te keni nje menyre jetese aktive por n.q.s. ju keni nje pune sedentare atehere ju duhet te beni nje aktivitet fizik gjate nje dite duke kryer dhe pune nderkohe dhe nje here ne jave duhet te beni nje ore aktivitet fizik me te rende. Aktiviteti fizik mund te ndahet edhe ne disa here -nga pak gjate gjithe dites dhe mbledhja e tyre perben aktivitetin ne total te dites. Mos harroni se mund te merreni me aktivitet si me poshte per te permbushur totalin:

  • Ecje per dhe nga dyqanet/ punet e ndryshme
  • Biciklete per te shkuar dhe ardhur nga dyqanet/  punet e ndryshme
  • Pune shtepie te fuqishme
  • Ngjitje shkallesh pa ashensor

Nje peshe e shendetshme ka nje index  mase trupore (IMT) ndermjet 20 - 25. Kete index mund ta gjeni dhe vete duke pjestuar peshen (kg) me gjatesine (m) te ngritur ne katror:

IMT=PESHA (kg)/GJATESIA2(m)

(IMT=Indexi I Mases Trupore)

Nese vlera eshte me pak se 20 ju konsideroheni "nen peshe"

Nese vlera eshte mbi 30 ju konsideroheni "obez" (teper mbi peshe)

Dhe  nje menyre tjeter per te pare veten a jeni apo jo mbipeshe eshte dhe matja e perimetrit te barkut ku per femrat quhet normale kur perimetri eshte deri ne 88 cm. dhe per meshkujt eshte deri ne 102 cm.

Hapi i katert

Pini sa me pak alkool qe te jete e mundur.

Ne termat ku flitet per rrezikun e kancerit permendet dhe alkooli keshtu qe eshte me mire ta eviojme sa me shume te jete e mundur dhe meshkujt te pine deri ne dy gota ne dite dhe femrat 1 gote alkool ne dite.

Ne markete keni shume lloje pijesh me % te ulet  alkooli ose dhe pa % alkooli keshtu qe mundoni ti merrni ose ti zevendesoni  keto pije me ato alkoolike.

Kujdes!

Rreziku i kancerit rritet me shume per njerzit qe pine alkool dhe duhan njekohesisht.

Hapi i peste

Zgjidhni ushqime me % te ulet yndyre dhe kripe.

Kjo do te thote qe te limitoni konsumimin e yndyrnave por vecanarisht te yndyrnave shtazore dhe nuk duhet te hani me shume se 6 gram kripe ne dite. Kripa eshte ne perqendrim te larte ne ushqimet e procesuara keshtu ne ushqimet qe ju mund ti gatuani vete eshte mire ta ulni masen e kripes avash-avash dhe do ta shihni se sa shpejt do te mesoheni  me shijen dhe se sa te ndjeshem do te jeni me pas ne ushqimet me shume kripe.

Ushqimet nuk do te jene me pak te shishme n.q.s. ju do te perdorni erza te njoma dhe pikante.

Duhet te keni parasysh se shume ushqime te konservuara vecanerish supat, ushqimet e gatshme si cerealit permbajne  shume kripe, keshtu qe duhet te kontrolloni etiketen e perberesve  dhe te zgjidhni ato ushqime me permbajtje te ulet kripe.

Shume ushqime qe jane te larta ne % kripe jane te larta dhe ne yndyrna , dhe te hani ushqime me shume yndyre jo vetem qe ju rrit rrezikun per kancerin por gjithashtu mund te shkaktoje dhe obezitet qe ne vetevete eshte nje rrezik per semundjet kancerogjene.

Ka disa menyra qe ta reduktoni dieten tuaj me yndyrna;

1-Hiqni dore nga qumshti dhe nenproduktet e tij me % te larte yndyre dhe zgjidhni ato me sa me pak yndyre.

2-Zgjidhni versione te ndryshme ushqimesh qe nuk permbajne yndyre.

3-Te zierat dhe grillin mund ti preferoni me shume sesa te skuqurat.

4-Eleminoni mishin dhe nenproduktet e tij ne maksimum dhe n.q.s. e perdorni zgjidhni pjeset muskulare qe nuk kane dhjam.

5-Hiqeni lekuren kur e  gatuani pulen

6-Eleminoni sa me shume biskotat dhe embelsirat

Hapi i gjashte

Pregatitja dhe ruajtja e ushqimeve.

Disa myqe dhe kerpurdha ne ushqime prodhoje mykotoksina qe jane substanca qe shkaktojne kancer. Myqet zakonisht jetojne se zhvillohen ne ambjente te ngrohta keshtu qe ekziston mundesia qe ne ruajtjen e ushqimeve te zhvillohen dhe keto lloji myqesh. Shikoni qe ne produktete e fresketa mos te kete demtime ne siperfaqe  sepse keto demtime mund ti bejne me te depertueshem myqet.

Kujdes!

1- Mos konsumoni asnje ushqim pas dates se skadences qe eshte shkruar ne etikete.

2- Hidhni menjehere ushqimet qe e shihni se kane zene myk

Aeshte djathi blu i sigurte per tu ngene?

Myqet e djathit blu jane myqe te kultivuara dhe djathi blu eshte plotesisht i sigurt per konsumatorin.

Gjithashtu risku i kancerit rritet edhe nga menyra se si i gatuajme ushqimet si p.sh mishi dhe peshku nuk duhen zier apo pjekur shume.

Agjentet kancerogjen jane gjetur edhe ne lengun e mishit te gatuar ose skuqur ne temperatura te larta.

Ushqimi i gatuar direkt ne zjarr si p.sh. grilli prodhojne agjent kancerogjen ne siperfaqen e mishit keshtu qe me e mira eshte se para se ti hani t'jua hiqni pjesen e djegur ose percelluar e pastaj ta hani.

Disa ushqime qe permbajne nitrate dhe nitrite kane nje rrezik tjeter sepse gjate tretjes keto substanca mund te shnderrohen  ne substanca kancerogjene. Gjtihashtu dhe ushqimet e tymosura permbajne te njejti rrezik keshtu qe me mira eshte ti konsumojme sa me pak.

Dhe gjithmone te keni parasysh:

Mos pini duhan.

N.q.s. jeni duhanpires mundohuni te pini sa me pak sepse kjo do t'ju ndihmoje jo vetem ne uljen e rezikut te kancerit por edhe semundjeve te tjera te traktit respirator te atyre qe jetojne ose punoje me ju.

Procesi i kancerit

Termi kancer eshte nje term i pergjithshem i cili perdoret per te pershkruar me shume se 200 semundje te cilat kane nje efekt specifik ne organe dhe ne trup.

Por cdo lloj kanceri fillon ne te njejten menyre me vetem nje qelize te demtuar .

"Detajet" biologjike te kancerit akoma nuk jane zbuluar te gjitha krejtesisht por ama ne dime se kush jane faktoret predispozues qe ndikojne ne zhvilimin e kancerit.

Si zhvillohet kanceri

Trupi jone eshte i ndertuar ne ate menyre qe te eliminoje agjentet demtues para se ata te shkaktojne deme ne organizem, por disa here agjentetet shkaktare ju shmangen agjenteve mbrojtes te organizmit dhe depertojne direkt e ne qelize duke shkaterruar informacionin gjenetik (DNA) qe ndodhet brenda cdo qelize.

A jane te gjitha gjendrat kancerogjene?

Jo, ne fakt shumica e gjendrave jane beninje qe do te thote qe nuk jane te dhimbshme por mund te bejne presion ne muskuj ose organe qe i rrethojne dhe mund te shkaktojne dhimbje dhe demtim lokal.

Zbulimi, diagnostikimi dhe trajtimi

Zbulimi i hershem i kancerit rrit mundesine e nje trajtimi te suksesshem dhe sherim.

Keshtu qe pervec hapave  per parandalim nje hap tjeter i rendesishem  eshte qe ne  duhet te njohim dhe trupin tone dhe te jemi te kujdesshem per ndonje shenje.

Disa shenja te pergjithshme paralajmeruese

Kujdes, disa simptoma qe mund te indikojne ne kancer mund te jene shkaktuar edhe  nga nje semundje me pak serioze keshtu qe n.q.s. juve e vini re kete gje per disa jave rresht duhet te shkoni tek mjeku per tu siguruar

Kujdes!

  • Mos kujtoni qe tumoret malinj jane te dhimbeshem shumica e tyre nuk jane.
  • Mos neglizhoni te shkoni tek mjeku dhe n.q.s. keni frike ose jeni te merzitur per ekzaminimin dhe ate qe do ju thote ai
  • Tregoni mjekut per cdo ndryshim ose simptome te pazakonte sado e vogel apo e parendesishme  t'ju duket ajo
  • Pregatituni per testin tjeter n.q.s. shkaku nuk eshte menjehere i dukshem.
  • Pyeteni mjekun tuaj si te vetekzaminoni gjoksin apo testikujt.

Vetekzaminimi

Eshte nje ide e mire te kontrolloni gjoksin rregullisht per ndonje gjenderr n.q.s. ju jeni femer apo testikujt tuaj n.q.s. jeni mashkull, mjeku ose infermierja mund t'ju tregoje si ta beni kete.

Shume shpesh nje gjender mund te jete nje tumor beninj i dhimbshem dhe vetekzaminimi  rrit mundesine per zbulimin e nje indi apo organi kancerogjen ne stadet e para pa u rritur ende, dhe afersisht ¾ e kancerit te gjirit jane gjetur nga vetekzaminimi, keshtu qe duhen vetem  pak minuta per te bere nje vetekzaminim dhe kjo gje mund te beje ndryshimin  apo diferencen.

Gjithashtu ne qofte se ju pini duhan atehere ju duhet te kontrolloni here pas here gjuhen dhe gojen, dhe gjithashtu kontrolloni dhe lekuren ne pjesen e poshtme te kembeve ne qofte se jeni femer, ne qofte se jeni  mashkull kurrizinen per ndonje zhvillim nishani .

Kontrolli

Kontrolli eshte shume i rendesishem sepse mund te zbuloje shenja te kancerit perpara se ato te shfaqin ndonje simtome edhe para se gjendrrat te fryhen. Por kjo nuk do thote qe ju ta beni kete per cdo anomali qe keni.

Grate rreth moshes 50-64 vjec duhet te kontrollohen nje here ne dy tre vjet per ndonje shenje te kancerit te gjirit. Dhe gjithashtu dhe per kancerin e qafes se mitres duhet te kontrollohen te gjitha femrat nga mosha 20 deri ne 64 vjec

Duke bere nje  test

A jane rrezet X te demshme?

Rreziku per te shfaqur kancer i rrezeve X eshte minimal  ne krahasim me perfitimin qe mund te kemi duke goditur qelizat kancerogjene.

Si diagnostikohet kanceri

Mjeku ne fillim merr nje historik mjekesor,  nje ekzaminim te jashtem dhe  analizat e gjakut dhe te urines.

Ne qofte se tumori eshte i dukshem atehere duhet te drejtoheni tek nje mjek onkolog per te bere analiza te tjera.

Per te ekzaminuar nje mase tumorale merret nje pjese e vogel indi apo organi dhe shikohet ne mikroskop, kjo lloji  analize  quhet biopsi. Ne qofte se tumori eshte ne gjak (likuid) atehere merret nje moster gjaku dhe shikohet ne mikroskop, shpeshhere  per analize merret  leng cerebrospinal ne kolonen vertebrale dhe kjo procedure quhet puncture lumbale. Rrezet X dhe skaneri ne te gjith trupin mund te perdoren per te zbuluar me shume  rreth kancerit dhe  te percaktojme menyren me te mire te trajtimit.

Si Trajtohet kanceri?

Percaktimi  i trajtimi te  kancerit varet nga lloji i kancerit.

Tipi i kanceri identifikohet ne organin ku ka filluar dhe ne llojin e qelizes qe ka derivuar. Por kjo varet dhe nga koha kur kanceri eshte shfaqur ne trup dhe kjo do te percaktoje dhe llojin e trajtimit qe do kete.

Trajtimi mund te perdoret vetem ose me kombinime ku perfshihen :

  • Me ane kirurgjikale ku behet heqja e organit apo indit te infektuar
  • Terapia me rreze e cila konsiston ne nje doze te kontrolluar rrezesh me nje specifike per te vepruar mbi qelizat kancerogjene dhe tumorin vetem ne ate zone ku eshte e infektuar.
  • Trajtimi me hormone, mund te perdoret  ne ato lloji kanceresh qe jane sensitive nga hormonet si kanceri i gjirit dhe i prostates.
  • Imunoterapia konsiston ne trajtimin me substanca natyrale te prodhuara nga sistemi imunitar qe te godasi ose te shkaterroje qelizat kancerogjene
  • Terapia komplementare si akupuntura, aromaterapia, homeopatia jane disa metoda qe njerzit i perdorin per tu cliruar nga dhimbjet dhe disa njerez thone qe pas kesaj ata ndjehen me mire, por keto jane terapi suplementare keshtu qe para se ti aplikoni konsultohuni me mjekun tuaj dhe sigurohuni te gjeni nje specialist ne kete fushe.

A kurohet kaceri?

Shume kancere qe diagnostikohen  ne fazat e para reagojne mire pas  trajtimit, dhe shume njerez qe kane pasur kancer jane kuruar dhe tani  bejne nje jete te shendetshme.

Por disa here ndodh qe nje kancer pas nje trajtimi te suksesshem mund te shfaqet perseri dhe duhet te bejme nje analize tjeter.

Keshilla

  • Beni zgjedhje te shendetshme ushqimi
  • Mos pini duhan
  • Beni aktivitet fizik
  • Mbrojeni lekuren tuaj nga rrezet e  diellit
  • Rrespekto rregullat mbrojtes per shendetin ne pune.
  • Ne qofte se nje nga te afermit e familjes tuaj nen 45 vjec ka shfaqur kacer ne gjoks, miter apo ne zorre atehere konsultohuni me nje mjek.
  • Ne qofte se jeni femer atehere  kontollojeni gjoksin tuaj dhe beni nje ekzaminim te qafes se mitres nje here ne 3 ose 5 vjet
  • Ne qofte se jani mashkull kontrolloni testikujt tuaj vazhdimisht.
  • Kontrolloni ushqimet e paketuara per permbajtjen e tyre te yndyres, kripes dhe sheqerit.

Fjalor:

Antioksidante Substance qe mbrojne qelizat dhe DNA e tyre nga radikalet e lira
Beninj Mase e pademshme (jo kancerogjene)
Biopsy Eshte nje lloji ekzaminimi i nje mostre indi e cila kontrollon per prezencen ose jo te ndonje semundje
Perberesit Bioaktive Gjenden vecanarisht ne fruta, zarzavate dhe ushqime te tjera me permbajtje bimore qe jane biologjikisht aktive dhe ketu perfshihen vitaminat dhe mineralet, gjithashtu mund te permbajne dhe antioksidante dhe antialergjik.
Treguesi i mases trupit Eshte pesha permbi gjatesine ne meter katror
Kalori Njesi matese e energjise qe perdoret per aktivitetin fizik ditor
Rrezik kanceri Propabiliteti i zhvillimit te kancerit ne nje periudhe kohe
Kancerogjene Substanca shkaktare te kancerit, pergjithsisht perdoret per te pershkruarr perberesit qe veprojne direkt ne DNA e qelizes dhe strukturat e saj
Cerali Jane ushqime kryesisht nga ato me farera (drithera)si orizi, misri, gruri, etj.
DNA Eshte acidi deoksiribonukleik qe eshte dhe mbajtesi i informacionit gjenetik ne cdo qelize
Punkture lumbale Procedura per te marre nje moster (leng cerebrospinal) ne rajonin lumbal te trupit per te diagnostikuar nje semundje ose per te percaktuar mjekimin
Sistemi limfatik Sistem i perbere nga gjendrrat dhe limfa ne enet e gjakut, ky sistem ndihmon ne luftimin e infeksionit dhe eshte i ngjashem me sistemin e qarkullimit te gjakut
Malinj Tumor kancerogjen, i demshem
Mamogram ImazhiI marre nga sruktura e gjirit me ane te rrezeve X
Metastaze Procesi kur kanceri shperndahet ne pjese te tjera te trupit dhe ky term zakonisht perdoret per nje tumor te dyte si rezultat i ketij procesi.
Mutacion Ndryshim ne DNA e qelizes, mutacionet jane te lindura ose te fituara gjate jetes
Menopause Koha kur menstruacionet nderpriten, afersisht rreth moshes 50 vjec
Mykotoksina Perberes toksik qe prodhohen ne ushqime si rezultat i kontaminimit me myqe
Ezofag Tubi i cili percon ushqimin nga goja per ne stomak
Onkolog Mjeku specialist per semundjet kancerogjene
Pre-kanceroze Stadi i pare ose koha kur kanceri nuk eshte akoma i dukshem
Tumor Nje mase muskulare e formuar nga qeliza te reja , tumoret malinje jane quajtur kancere sepse jane shkaktuar nga zhvillimi(devijimi) i qelizave te pakontrolluara
Harta e faqes