00355 4 2248981
"Blerina Diet" What's new

Po ta dinim se cfare hame!

food industry 2

A e keni menduar ndonje here se nje nga ndryshimet themelore qe na diferencon nga qeniet e tjera te gjalla ne planetin tone eshte pikerisht ushqimi? Dhe jo se kafshet (e tjera) te planetit nuk ushqehen, se ndryshe nuk do te kishte jete, por njeriu eshte e vetmja qenie qe e gatuan ushqimin e tij. Evolimi dhe emancipimi I njeriut ka ardhur ne saje te gatimit dhe perpunimit qe ai I beri ushqimit te tij. Njeriu eshte zhvilluar dhe sofistikuar duke pasur aleat kryesor elementet ushqyes qe natyra I ka ofruar. Ne saje te gatimit njeriu arriti te pershtase aparatin tretes duke e zvogeluar ate dhe duke I lene me shume energji te disponueshme trurit I cili ne kete menyre filloi te zhvillohej me ritme shume te shpejta. Per sa kohe njeriu jetoi ne harmoni me nenen natyre ai nuk I njihte semundjet e sotshme dhe vdekjet vinin kryesisht per shkaqe aksidentale ose nga mungesa e njohurive mjeksore. Sot e kemi zili njeriun para-ardhes, psh ate te periudhes paleolite, sepse duket se ai qendronte me I shendetshem se njeriu modern, per aq vite sa jetonte. Shume studime jane bere per te zbuluar menyren e ushqyerjes ne kohet e para dhe shume shkenctare propozojne qe ne te marrim shembull nga dieta paleolite. Sot komuniteti shkencor eshte mjaft I alarmuar per situaten aktuale te ushqyerjes dhe pasojave te saj ne shendetin e popullsise ne pothuajse gjithe rruzullin tokesor. Shqetesimi kryesor eshte se ku po shkojme dhe ku do perfundojme??? Si do ti veje halli njeriut I cili po ushqehet sot sipas ineresave te industrise ushqimore, nje biznes miliarda dollaresh qe eshte I afte te kontrolloje cdo institucion shteteror ne saje te pagesave kolosale qe disponon per te blere studimet, per te manipuluar rezultatet dhe per t'ju bere lavazh te trurit konsumatoreve? A e keni idene sa miliona dollare shpenzohen per reklamat atraktive per femijet dhe per ndertimin e supermarketeve me nje arkitekture dhe interior te posacem per ta percjelle klientin me koshin plot e perplot? Sa here keni vajtur ne nje supermarket per 3 artikuj ushqimore dhe keni dale me 7 ose 17? Njerezit qe dizenjojne ambjentin e brendshem te nje supermarketi dhe vendosin menyren e ekspozimit te produkteve ushqimore neper rafte jane nga me te mirepaguarit ne Amerike. Mendohet gjithshka qe mund te ndikoje ne rritjen e shitjeve te artikujve fitimprures. Dhe artikujt fitimprures natyrisht nuk jane as frutat, as zarzavatet, as qumeshti I fresket dhe as mishi I fresket. Me keqardhje konstatojme se produktet me te shitura nuk jane detyrimisht me te shendetshmet dhe te nevojshmet per ushqyerjen e njeriut, perkundrazi.

Duke qene se njeriu jeton ne saje te ushqimit eshte e natyrshme qe te ngrenit te perfshije nje mori shqisash, sensoresh, organesh dhe madje dhe ndjenjash. Shqisa kryesore ne zgjedhjen e ushqimit eshte te shijuarit. 3 shijet qe na garantojne mbijetesen jane 1. e embla (sheqeri eshte ushqimi kryesor per trurin dhe per gjakun), 2. umami (shija qe jep mishi dhe pergjithesisht proteinat te cilat jane primare per muskujt, kockat dhe imunitetin), 3. e kripura (kripa eshte jetike per ekulibrat e elektroliteve dhe funksjonin e qelizave). Dy shijet e tjera, te cailat na mbrojne, jane e hidhura dhe e tharta (pasi ne kete menyre jemi te afte te refuzojme ushqime te helmuara ose te prishura). Keto 5 shije jane ne fokusin e kimisteve te punesuar ne industrite ushqimore per te realizuar produkte qe do te ishin teper mbreselenese ne sensoret e shijes qe ndodhen ne gjuhen tone. Gjithe pikesynimi I tyre eshte qe te ngope ato shije qe do te krijojne impaktin me te kenaqshem ne ndjenjat e njeriut. Te tilla jane te emblat. Sheqeri ne trupin tone shkakton ndjanja positive, cliron neuropercjelles qe na japin ndjesine e shperblimit dhe te relaksit. Kur dikush ndodhet perpara nje ushqimi te embel ose e nuhat ate, ai eshte mjaft I predispozuar per ta konsumuar edhe nese nuk eshte aspak I uritur. Te gjitha keto fakte njihen dhe shfrytezohen maksimalisht nga industria ushqimore. Ajo eshte treguar aq e afte sa te drejtoje zgjedhjet tona pikerisht ne ato produkte qe do te kene perfitimin me te madh. Komuniteti shkencor (ai I ndershem dhe I ndergjegjshem), eshte ne nje lufte te vazhdueshme me biznesin e ushqimit dhe deri tani duket se kjo e fundit ka fituar. Te gjithe jemi te ndergjegjshem qe udhezimet qe ne dietologet japim jane ne kontradikte me tregun dhe ky I fundit as nuk do tja dije per cfare na ben mire e cfare na ben keq, mjafton te siguroje dhe mundesisht te rrisi te ardhurat e tij. Do thoni ju, po shteti ku eshte? Diku ne mes! Flas natyrisht per shtetet ku lulezojne industrite ushqimore, si psh Amerika. Adminstrata e Ushqimit dhe Medikamenteve (food and drug administration) gjendet shpesh here ne sulmin e komunitetit shkencor per tolerim te tepruar ose berjen nje sy qorr dhe nje vesh shurdh ne shume raste abuzimesh me substanca te demshme qe ndodhen ne ushqimet tona. Luhet nje loje fjalesh ne interpretimin e saj ne menyre qe ajo te jete "ne rregull" me konsumatoret duke perdorur fjale te tipit "ne dozen e lejuar", "nuk ka evidenca bindese" etj.

Si perfundim cfare jemi duke ngrene dhe cfare pasojash rrezikojme te ndeshim?

Perpunimi tradicional kundrejt perpunimit industrial te ushqimit.

Perpunimi I ushqimit I ka sjelle njeriut mjaft benefite pasi e ka bere ate me lehte te tretshem dhe me jetegjate. Ushqimi eshte perpunuar prej qindra vitesh ne kushtet e shtepise duke krijuar produkte te mrekullueshme si buka, pudingat, djathrat, gjalpi,  turshite, salcicet, vererat etj. Ky perpunim kryhej nga fermere, fshatare, artizane etj. Ky lloj perpunimi e bente ushqimin te shijshem dhe ruante vlerat e tij ushqyese.

Perpunimi industrial fatkeqsisht e zhvendosi prodhimin dhe perpunimin e ushqimit nga proceset artizanale ne procese industriale te cilat me shume e shkaterrojne ushqimin sesa e bejne ate te tretshem sikurse e ben perpunimi tradicional. Perpunimi industrial eshte I varur nga sheqeri, mielli I bardhe, vajra bimore te hidrogjenizuar (margarina), kimikate shtese,  vitamina artificjale si dhe nga makineria e perpunimit te drithrave. Keto jane shtyllat e industrise se perpunimit te ushqimit.

Drithrat e mengjesit:

corn-flakes-production-line

Corn flakes, rice puffs etj, jane disa nga llojet e drithrave te cilat reklamohen si zgjidhje per mengjesin dhe keshillohen me qumesht. Keto drithra kalojne ne nje perpunim duke u futur ne nje makineri e cila ushtron nxehtesi te larte dhe presjon te forte duke I nxjerre nga disa vrima te vogla me shpejtesi te madhe. Nxehtesia dhe presjoni I zhvesh drithrat nga elemente te rendesishem ushqyes. Pas kesaj ato sperkaten me nje lloj yndyre vegjetale dhe me sheqer per te qene krokante dhe per tu zbutur ne qumesht. Ka disa mendime se ky perpunim I deformon proteinat e drithrave dhe I ben ato teper toksike!

Qumeshti I pafajshem!

milk

Qumeshti eshte nje nga ushqimet me cilesore qe na ka ofruar natyra. Ne momentin qe qumeshti perpunohet fillon dhe humb shume nga vlerat e tij te vyera. Por ky nuk eshte I vetmi problem shqetesues. Ajo qe eshte teper alarmante eshte se lopet sot vendosen ne nje rregjim ushqimor I cili eshte shume larg nga ai qe lopa ka qene e mesuar te ndjeke. Ato detyrohen te ushqehen me produkte qe nuk kane ngrene kurre me pare. Ja se cfare ndodh ne industrite e medha te prodhimit te qumeshtit: qumeshti depozitohet I gjithi ne depozita te medha inoksi. Fillimisht ai ndahet nepermjet disa centrifugave ne yndyre, proteina, mbetje te tjera te ngurta dhe uje. Keto perberes ribashkohen duke vendosur nivelin e deshiruar te yndyres per te nxjerre produktet: qumesht me pak yndyre dhe qumesht pa yndyre. Ajo qe mbetet shkon per te prodhuar gjalpe, krem qumeshti, qumesht pluhur, si dhe nje sere produktesh bulmeti te tjera. Industria e prodhimit te qumeshtit eshte e lumtur te preferohet qumeshti pa yndyre pasi ata mund te perfitojne shume me teper para nga yndyra per gjalpe pasi e shesin ate per akullore. Kur yndyra hiqet nga qumeshti ajo zevendesohet me koncentrat qumeshti pluhur I cili formohet nga nje sperkatje e thate ne temperature te larte. Gjithe qumeshtet pa yndyre kane ne permbajtjen e tyre qumesht pluhur, ndryshe qumeshti nuk do te kishte forme te plote. Pas kesaj procedure qumeshti vendoset ne ene te posacme per pasterizim ne 100 grade Celsius per 15 sekonda. Kur qumeshti zihet ne 160 grade ky process quhet ultrapasterizim dhe kjo e ben qumeshtin te jetoje neper raftet e marketeve. Ai s'ka nevoje as per frigorifer dhe as mizat nuk do ta preferojne. Ky qumesht eshte edhe I homogjenizuar dhe kur gatuhet nuk pritet. Ai rron jo disa dite por disa jave.

Sic permenda me lart, perpunimi I qumeshtit nuk eshte aspak I vetmi problem. Ajo cka na shqeteson me shume eshte menyra se si trajtohen lopet qe prodhojne kete qumesht. Duke synuar maksimumin e prodhimt te qumeshtit lopet stimulohen me hormone. Ato trajtohen me antibiotike per semundje te ndryshme dhe me e trishtueshmja eshte se ato nuk ushqehen me ushqimin qe jane te predispozuara te tresin. Ato marrin ushqime artificjale te cilat kane kosto shume me te ulet dhe arrijne te mbajne peshen e deshirueshme te lopes. Te gjitha keto lene gjurme ne qumeshtin e kesaj lope. Pothuajse gjithshka qe lopa ka ne trupin e saj deperton ne qumeshtin qe ajo prodhon. Ne nje nga studimet e fundit ne Amerike ne nje analize rastesore te qumeshtit jane gjetur nje game marramendese kimikatesh! Dhe ne fund te fundit, ne pime nje gote qumesht qe duket aq I paster dhe I pafajshem por qe mund te permbaje gjithe te zezat qe nuk I imagjinojme aspak.

Shume mund te pyesnin nese qumeshti I fshatareve eshte me I preferuar. Cilesia e qumeshtit eshte nje ceshtje, por siguria eshte vendimtare. Une nuk do te rekomandoja kurresesi konsum te qumeshtit nga burime te panjohura per ju dhe te pakontrolluara nga specialiste veterinere.

Per sa I perket kosit do te thosha sa I shendetshem mund te jete, aq I abuzuar eshte. Kosi eshte I shendetshem kur ai permban mikroorganizma te shendetshem per aparatin tone tretes. Shume pak nga koset e gatshem qe tregtohen permbajne sasi te kenaqshme te tyre. Abuzimi me I rende me kosin eshte tregtimi I kosit me fruta I cili vetem fruta nuk ka. Nje kos me fruta eshte I ngopur me sheqer, permban leng frutash dhe ne shumicen e rasteve ngjyroses qe te japin idene e frutit dhe miell per te krijuar mase me te mpiksur. Ju propozoj te beni nje prove me kosin tuaj: mbulojini kapakun me nje celofan kuzhine te puthitur mire. Nese celofani te nesermen nuk fryhet kosi qe keni blere nuk vlen nje lek!

Mishi dhe cmendja e lopeve!

cows

Shqetesimet qe raportova per qumeshtin qendrojne natyrisht dhe per mishin. Kushtet ne te cilat rriten bagetite duhet te jene teper korrekte. Ajo qe ndodh realisht ne vendin tone eshte nje rremuje e madhe. Konsumatori duhet te jete ne dijeni te plote per origjinen e mishit dhe kohen e therjes. Produkti shtazor duhet te vije me nje etikete ku te shkruhen me imtesi te gjithe ingredientet qe jane shtuar per konservim dhe te behet e qarte nese mishi eshte natyral, bio apo konvencional. Ka nje ndryshim midis termit "bio" dhe termit "natyral". Termi "bio" I referohet plotesimit te nje liste shume te gjate kriteresh per sa I perket trajtimit te bagetise deri ne momentin e therjes dhe perpunimit te ketij mishi pas therjes, deri ne vendosjen e tij ne raft. Kontrollet e prodhimeve bio jane mjaft te rrepta nga institucionet perkatese per certifikimin e tyre. Termi "natyral" mund te perdoret nga prodhuesit por ata nuk jane te detyruar te plotesojne kriteret rigoroze sikurse ne rastin e produkteve "bio". Ne rastin e produkteve me emertimin natyral jemi te ftuar te besojme ne ndergjegjen dhe ndershmerine e sipermarresit qe prodhon dhe hedh ne treg keto produkte. Sa nga ne marrin nje informacion te tille per mishin qe konsumojne? (dhe qe per fat te keq e konsumojne se tepermi). A e dini se nje nga aresyet e mberritjes se parakohshme te pubertedit te vajzat e brezit te sotshem eshte pikerisht konsumi I mishit I cili eshte trajtuar me stimulus hormonal? Nje tjeter pasoje e konsumit te mishit konvencional (I rritur ne menyre industriale) eshte shpeshtesia e alergjive ne ditet e sotme.

Mishi mund te permbaje doza antibiotikesh qe jane perdorur per te trajtuar kafshen dhe kjo ka bere qe te rritet shume rezistenca e mikrobeve dhe baktereve duke na bere shume me te dobet ndaj semundjeve. Natyrisht, pasoja me tronditese qe alarmoi gjithe boten por qe u harrua shpejt, eshte e ashtuquajtura "semundja e lopeve te cmendura" e cila goditi per vdekje disa persona. Origjina e saj ishte pikerisht ushqimi I papershtatshem por me kosto te ulet per prodhuesit te cilet nuk mendojne se si do te hedhin ne treg nje product qe do te beje mire per shendetin por si do te rrisin prodhimin per te rritur te ardhurat.

chickens_by_astrass

Kur hame nje kokerr veze te zier te gjithe perfytyrojme nje pule, qe cukit neper fusha me gjelberim, qe e ka bere kete veze. E verteta e frikshme eshte se keshtu do te na takonte te hanim 1 veze ne vit! Ajo qe ndodh eshte se pulat vendosen ngjitur me njera tjetren pothuajse pa levizur, ne kafaze ku rrijne dhjete e nga dhjete dhe stimulohen te prodhojne sa me shume veze dhe sa me shpesh.

Te gjithe kemi bere vizita ne ndonje fshat te Shqiperise dhe kemi provuar se cfare do te thote veze fshati dhe mish i fresket. Mishi I bagetive qe rriten neper male ka nje arome te mrekullueshme dhe nje shije te paharrueshme. Ne Brataj te Vlores disa te afermit e mi na presin gjithmone me nje kec te therur enkas per te na respektuar. Nga ai mish nuk do te druhesha kurre tju jepja femijve te mi, qofte edhe perdite. Ato keca jane te ushqyer me bimet qe natyra I ka bere te pershtatshme per to dhe nepermjet levizjes se lire ne terren te veshtire ata nuk arrijne as te dhjamosen dhe mishi I tyre ka shume me pak yndyre ne krahasim me mishin e prodhuar industrialisht. Sa mundesi kemi te gjejme mish te tille? Do te ishte e pamundur qe te kishim mundesine te gjithe te blejme gjithmone mish te tille, nuk do te pergjigjej dot kurresesi tregu me kerkesen. Per kete arsye bizneset marrin persiper tregtimin e mishit duke ulur cilesine per te rritur sasine dhe per te fituar.

Ajo qe do te keshilloja per te gjithe eshte, nese nuk kane mundesine te gjejne burime qe tregtojne mish te fresket dhe natyral, te reduktojne konsumin e tij.

Ne Tirane kane filluar perpjekje per te tregtuar produkte cilesore te bulmetit dhe te konsumit te perditshem si buka, vezet etj. Ato kane nje prezantim dinjitoz dhe perfaqsojne nje perpjekje te pergjegjshme per te ofruar ushqime cilesore ne kete treg kaotik te ushqimeve.

 

Frutat, zarzavatet dhe kimikatet

pesticides1

Frutat dhe zarzavatet jane pika me forte e dietes se rekomanduar sot sepse jane te pasura ne vlera ushqyese dhe nga ana tjeter nuk kane shume kalori te cilat po merren me teprice. Gjithashtu keto ushqime permbajne antioksidante qe jane jetike per te mbrojtur qelizat tona nga nje ambjent teper toksik qe na rrethon tashme. Por ashtu sikurse gjithshka ne keto kohe moderne, edhe frutat dhe zarzavatet nuk jane lene pa nderhyrje per te rritur sa me shume prodhimin dhe per te zbukuruar pamjen e tyre. Nderhyrje te tilla perfshijne modifikimin gjenetik te farave (per te rritur rezistencen e tyre ndaj insekteve), perdorimin e fertilizuesve dhe te pesticideve e herbicideve. Keto te fundit perdoren per te eliminuar insektet por per fatin tone te keq ato depertojne ne brendesi te shume frutave dhe zarzavateve dhe me konsumimin e tyre keto kimikate perfundojne ne trupin tone. Natyrisht qe keto substanca jane teper toksike dhe madje kancerogjene.

Pesticide contamination

Produktet qe kane ngarkese me te larte te pesticideve jane:

Pjeshket, mollet, specat rrumbullake, selino, nektarinat, luleshtydhet, qershite, sallata jeshile, rrushi, karrotat, dardhet

Produktet me ngarkese me te ulet te pesticideve:

Qepet, avocado, ananasi, pjepri, asparagu, bizelja, kivi, lakra, patellxhani, bostani, domatja, brokoli, patatja e embel

Si mund ta ulim ekspozimin tone ndaj ketyre kimikateve?

Natyrisht qe pastrimi dhe larja e kujdesshme e ketyre produkteve e ul sasine e tyre. Edhe heqja e lekures ndihmon ne uljen e pesticideve por asnjehere nuk eliminohet krejtesisht. Ajo qe une do te keshilloja eshte qe larja te behet me uje te bollshem dhe duke I ferkuar sa me shume keto produkte. Nuk do te rekomandoja perdorimin e detergjenteve. Kujdes I vecante ne sasine e pesticideve qe merren nga ushqimet duhet te tregohet per femijet pasi ata jane shume me te riskuar nga efektet e demshme te tyre.

Cila eshte zgjidhja?

Zgjidhja eshte refuzimi I industrializimit dhe preferimi I produkteve "organike" ose ndryshe "bio". Deri tani ky biznes nuk eshte dukur shume I suksesshem pasi kane kosto te larte dhe fitim te ulet megjithate, pa dyshim eshte nje biznes me te ardhme. Kur flasim per produkte organike duhet te kemi parasysh zbatimin e disa kritereve teper te rrepta dhe nganjehere te pamundura. Keto produkte, pasi kontrollohen rigorozisht, nese plotesojne cdo kriter dhe standart te vendosur, certifikohen si "organike" nga institucionet perkatese qe mund te jene shteterore ose dhe private. Ne shqiperi degjojme shume shpesh termin "bio", madje ne tregun e madh te fruta-perimeve trecereku I tregtuesve pretendon qe produkti I tij eshte "bio". Ne fakt, shume pak njerez jane ne dijeni se cilat jane te gjitha kriteret qe duhet te plotesohen. Keto standarte qe percaktojne se cfare duhet dhe cfare nuk duhet te bejne fermeret me produktet e tyre shkruhen ne qindra faqe te Regjistrit Federal.

Disa nga rregullat qe duhet te plotesoje nje product qe te certifikohet"bio" jane:

  • Te mos jete perdorur asnje lloj pesticidi sintetik, herbicid, fertilizues
  • Te mos jene mbjelle fara te modifikuara gjenetikisht, te mos jene trajtuar produktet me rrezatim
  • Te jete mbajtur raportim per gjithshka eshte perdorur dhe ju eshte treguar rregullisht inspektoreve per kontrollet perkatese
  • Toka te mos jete perdorur as me pare per mbjellje konvencjonale dhe madje edhe tokat perreth
  • Toka e mbjelljes te jete larg zonave industriale, aeroporteve dhe rrugeve nacjonale

 

Qe te jem e sinqerte, do te ishte e pamundur te gjithe te ushqeheshim me fruta dhe zarzavate "bio". Ajo qe mund te bejme eshte te zgjedhim produkte te stines pasi minimalisht mund te shpresojme qe jane te vendit dhe jane te freskta edhe nese nuk jane "bio". Do te ishte mire te gjenim menyrat per te mbeshtetur prodhues vendas, afer shtepive apo qytetit ku bajme pasi koha qe produkti bimor kalon gjate transporteve te gjata eshte shkaterruese per nutrientet e vlefshem qe ai permban. Dhe se fundmi, me mundesine e pare mbillni frutat dhe zarzavatet tuaja!

 

Si perfundim cfare duhet te hame?

Kesaj pyetjeje une I pergjigjem me shume pak fjale: hani me pak, levizni me shume, rrisni konsumin e fruta-zarzavateve te prodhuara ne vend dhe zvogeloni sasine e ushqimeve te gatshme.

 

Nje thirrje personale…

cycle

Ju ftoj te gjitheve te mendojme se ne kete toke jemi mysafire. Ajo na ofroi te gjitha mundesite qe ne te mbijetojme dhe te zhvillohemi. Dhe si shperblim, minimumi qe mund te bejme eshte te respektojme rregullat e saj. Konsumi I tepruar I mishit rrit ngrohjen globale. Kimikatet si pesticidet ndotin ujrat dhe ambjentin. Ambalazhet plastike te artikujve ushqimore dhe lengjeve mbeten ne natyre dhe e ndotin ate. Nje dite, te gjitha keto do te kthehen te njeriu (sic edhe po e shohim qe po ndodh), nepermjet ciklit te jetes dhe ai do te gjendet viktime e veprimeve te tij!

Ngarkesa toksike kalon nga nena te femija nepermjet laktacionit

 

 

 

Toksinat qe njeriu hedh ne ambjent kthehen te ai dhe kalojne nga nena te femija gjate shtatzanise dhe nepermjet laktacionit. Le te reflektojme te gjithe!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Blerina Bombaj - dietologe klinike

(Universiteti Harokopio I Athines)

www.blerinadiet.al

Botuar ne gazeten Shekulli, 26/07/2011

Harta e faqes