00355 4 2248981

Dieta per te ulur acidin urik & peshen

 

 

Perkufizimi

Acidi urik I larte ne gjak eshte nje forme e artritit. Eshte e lidhur me dieten, ne vecanti me mbikonsumin e mishit, prodhimeve te detit dhe alkolin. Dieta duhet te jete mjaft strikte nese nuk kombinohet me ilace.

Dieta qe rekomandohet per te ulur acidin urik konsiston ne nje plan te ekuilibruar dhe te shendetshem, per te parandaluar edhe semundje kronike te ndryshme.

 

Qellimi

Acidi urik I larte ne gjak shkakton formimin e kristaleve te cilet akumulohen neper kyce. Trupi yne prodhon acid urik gjate metabolizmit te purinave. Purinat gjenden natyrshem ne organizem por, trupi furnizohet me to edhe nga disa ushqime si te brendshmet e gjese se gjalle, cironkat, acuget, asparagu dhe kerpudhat.

Dieta duhet te kontrolloje prodhimin dhe eliminimin e acidit urik. Ne kete menyre ulen ataket e kesaj semundjeje si dhe serioziteti I tyre. Dieta nuk e sheron kete semundje por ndihmon ne kontrollin e krizave. Mbipesha gjithashtu perben rrezik per te pasur acid urik te larte keshtu qe renia ne peshe ndihmon.

gout gout-diet-foods-to-eat

Detaje te dietes

Dieta kufizon konsumin e ushqimeve te pasura ne Purina, eliminon alkolin, ne vecanti birren. Nese je mbi peshe te duhet te ullesh disa kilograme por kujdes; renia e shpejte ne peshe mund te perkeqesoje situaten. Pini uje mjaftueshem per te ulur perqendrimin e acidit urik. Sigurisht qe sasia e proteinave duhet te jete e limituar sepse lidhen me perqindjen e acidit urik.

gout-diet

healthy_eating

Whole-Grains

low_fat_dairy_products

drink-plenty-of-water

no alcohol sign

 

Per te ndjekur Dieten:

Kufizoni mishin, shpendet dhe peshkun. Proteinat shtazore jane teper te pasura ne Purina. Evitoni ne vecanti te brendshmet, cironkat, acuget dhe merlucin. Mishi I kuq, peshku I yndyrshem dhe prodhimet e detit (peshku ton, karkalecat, arragosta) shoqerohen me perkeqesim te situates. Sasia duhet te kufizohet ne 120 - 170gr/dite.

Ulni yndyren. Yndyrnat e ngopura ulin aftesine e trupit te eliminoje acidin urik. Proteinat bimore si fasulet dhe thjerrzat si dhe bulmeti pa yndyre ju ndihmojne te ulni sasine e yndyres ne diete.

Evitoni alkolin. Alkoli pengon eliminimin e acidit urik nga organizmi. Birra ne vecanti eshte e lidhur me kriza te ndjeshme.

Kufizoni ose evitoni ushqime qe permbajne shurup misri. Fruktoza I vetmi sheqer qe rrit acidin urik. Shume lengje, pije dhe embelsira te gatshme permbajne shurup te pasur ne fruktoze.

Zgjidhni karbohidrate komplekse. Konsumoni me shume drithra, fruta dhe zarzavate. Evitoni embelsirat dhe buken e bardhe si dhe produkte te bera nga mielli i bardhe.

Zgjidhni bulmet pa yndyre. Disa studime tregojne se bulmeti pa yndyre mund te ndihmoje.

Pini sa me shume uje. Lengjet ndihmojne ne eliminimin nga trupi te acidit urik. Nga 8 deri ne 16 gota uje ne dite eshte nje objektiv me rezultat te sigurt. Edhe konsumi I kafes ndihmon.

 

Menu Shembull

Mengjes

 

  • Buke thekre ose tershere, 1 gote qumesht, 1 banane te vogel

ose

  • Buke thekre me pak vaj ulliri dhe gjize

Para dreke

  • Leng shege ose 1 frut
  • Kafe

Dreke

  • 60gr mish pule te zier dhe 30gr gjize
  • Zarzavate te ziera
  • Nje patate te pjekur
  • Sallate jeshile - domate
  • 1 molle ose hurme ose dardhe
  • Uje ose caj

Pasdite

  • Kos pa yndyre me probiotike

Darke

  • 60gr mish pule ose vici
  • Buke me sallate jeshile dhe domate, vaj ulliri
  • Supe me karrota ose perime te tjera, brodo pule dhe pak gjize
  • 1 frut te fresket

Kudjes:

Sasia e vajit te ullirit gjate gjithe dites nuk duhet te tejkaloe 2 luge te medha

Te gatuhet vetem me vaj ulliri

Mishi I kuq te zgjithet pa yndyre

Konsumoni uje sa me shume

Rekomandohet ecje e perditshme, minimumi 30min

 

Blerina Bombaj - Dietologe Klinike

Tirane, Tetor 2012

Harta e faqes