00355 4 2248981

Bebet fillojne ushqimin!

Shkruar nga Blerina Bombaj per www.blerinadiet.al

30 korrik, 2011

Kete shkrim do te doja t'a nisja me nje mesazh mjaft te rendesishem per nenat e reja. Shprehja e pare dhe ajo me kuptimplote e dashurise tuaj per foshnjen, qe keni sjelle ne jete, eshte kembengulja per ushqyerjen e saj me qumeshtin e gjirit tuaj! Qumeshti I gjirit eshte per te po aq I rendesishem sa shtrati qe I ofruat per 9 muaj ne barkun tuaj. Ai eshte posacerisht I ndertuar per te mbeshtetur pershtatjen me sukses te foshnjes me ambjentin dhe sigurisht per rritjen e tij. Qumeshti I gjirit eshte nje substance me jete, me aftesi per te ndryshuar sipas nevojave te foshnjes tuaj. Ai qendron superior mbi cdo lloj zgjedhjeje tjeter artificiale.

Deri ne gjashte muajt e pare eshte mire qe foshnja te ushqehet ekskluzivisht me qumeshtin e gjirit dhe ne rastet qe kjo eshte e pamundur, me qumeshtin e pergatitur artificialisht. Periudha me e pershtatshme per te filluar prezantimin me ushqimet e tjera eshte midis 4-6 muajve te pare.

1. Filloni ushqimin ne moshen 4-6 muajshe

Kjo eshte faza kur mund t'i filloni ushqimet e para. Per bebet qe ushqehen me qumesht gjiri rekomandohet te fillohet me bananen e shtypur, ndersa per bebet qe jane ushqyer me qumesht artificial rekomandohet te fillohet me miell orizi, te perziera keto me qumeshtin e gjirit apo ate te gatshem perkatesisht. Rendesi te vecante ketu, pervec moshes, ka edhe aftesia e foshnjes per te qendruar ulur, per te komanduar levizjet e kokes dhe per te kryer levizjet e bluarjes. Ata duhet te kene kapercyer refleksin e te nxjerrit jashte gojes gjithshka qe nuk eshte leng.

foto 1

2. Foshnja ka akoma shume nevoje per qumesht

Fillimisht femijet thjesht provojne ushqim, nuk ngopen. Keshtu qe mendojeni ushqimin si plotesues dhe jo kryesor ne permbushjen e nevojave te foshnjes. Ai nuk duhet ne asnje menyre te zevendesoje qumeshtin pasi ky I fundit mbetet ushqimi primar dhe kryesor edhe per 6 muajt e dyte te jetes. Mos harroni, ju jeni duke I prezantuar femijes tuaj ushqimet, jo duke I ndryshuar krejtesisht dieten e tij. Ky ndryshim duhet te vije gradualisht. Tregoni durim.

foto 2

3. Pse shumica e prinderve fillojne me drithra?

Nuk ka rregulla te prera per ushqimin e pare. Llogjika qe ndjekim eshte qe ushqimi I pare duhet te jete nga ushqimet me hipoalergjike dhe me neutrale ne shije. Orizi eshte I tille dhe per kete arsye fillimi me miell orizi eshte mjaft I perhapur dhe I rekomanduar. Gjithashtu edhe banania eshte nje ushqim shume miqesor per aparatin tretes te foshnjeve. Shija e saj I afrohet shume qumeshtit te gjirit dhe kjo e ben ate shume te pelqyeshme per femijet.

Fillimi duhet te behet me sasi te vogla dhe ne oret e para te dites. 1-2 luge te vogla jane me se te mjaftueshme per ditet e para. Perzjejini me qumesht derisa te marrin trajte mjaft te ujshme. Mund te perdorni gishtin tuaj per proven e pare ose nje luge te vogel plastike pasi kjo eshte edhe me e bute per gojen e vogel pa dhembe!

foto 3

4. Ushqimi kerkon praktike

Fillimi I ushqimit eshte nje eksperience e re per foshnjen. Deri tani ata jane mesuar vetem me trajten e ujshme te qumeshtit. Prandaj mos u dekurajoni nese reagimi I pare eshte shtremberimi I turickes. Lereni proven per te nesermen dhe vazhdoni per dite me rradhe derisa te merrni aprovimin.

foto 4

5. Filloni frutat dhe zarzavatet nje per cdo here

Frutat, zarzavatet, drithrat, madje dhe mishi I bluar, te gjitha mund te jene pjese e menuse se vogelushit tuaj. Ju duhet ti prezantoni nje e nga nje, duke lene nga 3 dite deri ne 1 jave distance nga fillimi I njerit produkt ushqimor ne nje tjeter. Kjo behet per arsye se nje ushqim mund te shkaktoje alergji ose intolerance dhe ne kete menyre eshte me e lehte per ta identifikuar dhe eliminuar ate. Nese vini re ndonje reaksion kontaktoni menjehere pediatrin tuaj.

fot 5

6. Evitoni qumeshtin dhe mjaltin - per pak kohe.

Qumeshti I lopes duhet te fillohet pasi femija feston vitin e pare te lindjes. Mjalti ne menyre kategorike nuk duhet dhene ne foshnje nen moshen 1-vjecare pasi perben rrezik per infektim nga endospori 'clostridium botulinum' I cili mund te kete pasoja fatale. Megjithate, shume specialiste rekomandojne te presim derin moshen 2 vjecare per mjaltin, per me shume siguri.

foto 6

7. Ndaloni kur vogelushi nuk do me!

Tregohuni te vemendshem ndaj sinjaleve qe ju jep femija. Nese ai nuk do me, kthen koken menjane, e mbyll gojen si me zinxhir dhe e largon lugen, mos insistoni ta ushqeni me zor. Femijet hane kur jane te uritur dhe ndalojne kur jane te ngopur. Duke respektuar kete instikt mund ti ndihmoni te evitojne mbingrenien tani si dhe kur te jene te rritur.

foto 8

8. Po perballeni me nje nazeli kokforte? Mos u shqetesoni.

Vetem pse foshnja juaj nuk e pelqen menjehere nje ushqim nuk do te thote qe nuk do ta pelqeje kurre. Prisni disa dite dhe provoni perseri. Mund t'ju duhet ta provoni disa here derisa femija ta aprovoje nje ushqim. Mos harroni qe modeli dhe shembulli per femijen jeni ju. Ai ka shume gjasa te pelqeje ato ushqime qe konsumoni ju vete. Gjithsesi mos e sforconi ate dhe mos u fiksoni me ushqimet e reja.

9. Pastertia dhe foshnjet nuk shkojne bashke.

Nderkohe qe vogelushi rritet, ai do te perpiqet te ushqehet vete. Ka shume gjasa te gjeni ushqimin e tij te fytyra, duart, floket, rrobat apo te karrigia dhe siperfaqja perreth. Kjo eksperience perfshin gjithe trupin e foshnjes prandaj merrni masat, vishuni per t'i shkuar per shtat situates dhe tregoni durim - kjo faze nuk do te zgjase pergjithmone.

10. Ushqimet me te mira sipas renditjes se fillimit te tyre

4-7 muaj: banane, miell orizi, molle te ngrohur te bere salce te perzjera  me qumeshtin e gjirit.

7-9 muaj: Avokado, patate te shtypura, pjeshke, miell elbi, karrota, kungulleshe, biskota per femije (per dhembet), dardhe dhe leng molle.

9-12 muaj: qengj, vic, tofu, pule, noodles, buke, fasule, bizele, te verdhe veze, patate te vogla, djathe, kos te bere vete

12-18 muaj: Qumesht te fresket, papaja, gjize, kajsi, akullore me qumesht, qitro, portokall, veze te gjithen, gjysem kokrra rrushi pa farat, biftek, luleshtrydhe, domate, peshk (si salmon, ton), pasta, krakera, brokoli, drithra gruri, spinaq, mjalte, lulelaker, shalqi, mango, kivi.

Mesazh: Synoni qe ushqimin e foshnjes ta pergatisni vete. Merrni masat e sigurise dhe higjenes. Preferoni ushqime te pergatitura ne shtepi dhe jo te gatshme ne kavanoza! Fillimi i mbare eshte gjysma e punes!

Blerina Bombaj - Dietologe Klinike

Harta e faqes