|
SuperMenu
HEALTH & DIET ofron
paketen e re ushqimor "SUPERMENU" I cili synon ne:
- Renie ne peshe
- Forcim te sistemit imunitar
- Rritje te forces antioksidante te trupit
- Mbrojtje te sistemit kardiovaskular
SUPER
MENU vlen ne pergjithesi per te gjithe ata qe vleresojne
faktin se "shendeti eshte mbi te gjitha" dhe ne vecanti per te
gjithe ata qe:
- Jane mbipeshe
- Perjetojne stres ne menyre te vazhdueshme
- Ushqehen ne menyre te crregullt
- Pijne duhan
- Ndjehen te lodhur vazhdimisht
- Jane meshkuj mbi moshen 40 vjec!
Ky program ndahet
ne 4 faza:
Java
1: Kjo faze karakterizohet nga nje ushqim i pasur ne fruta
me permbajtje te larte antioksidantesh dhe me kombinimin e
pershtatshem per te maksimalizuar fuqine e tyre te marra se
bashku.
Java
2: Ushqimi ne kete faze perfshin sallata me zarzavate te
cilat ofrojne mikronutriente si vitamina dhe minerale te nevojshme
per funksionin e sistemit imunitar
Java
3: Ushqimi gjate fazes se trete eshte i pasur ne
yndyrna mjaft te dobishme si omega -3 dhe -6 te cilat jane lenda e
pare, e domosdoshme per te luftuar inflamacionin ne trup.
Java
4: Tashme menuja eshte e pasur ne fibra bimore dhe
minerale te cilat ulin kolesterolin dhe mbrojne te gjithe sistemin
kardiovaskular.
ENERGJI -
VITALITET - BUKURI!
Pas kater javeve te
para te zbatimit te ketij programi ushqimor do te filloni te ndjeni
benefitet e nje ushqyerje te shendetshme. Do te ndjeheni me
energjik, vitale, dhe per me teper do te
arrini renie ne peshe ne menyren me te shendetshme. Do
arrini te edukoni shijen dhe stomakun tuaj me ushqime te pasura ne
nutriente te vlefshem dhe ndoshta nuk do keni me deshire per te
konsumuar ushqime te varfra ne nutriente dhe te pasura vetem ne
kalori.
Nga Blerina
Jane mbushur plot 5
vjet qe kur Health & Diet prezantoi per here te pare ne
Shqiperi sherbimin dietologjik te bazuar ne aftesite e duhura dhe
te verteta njohese te kesaj shkence. Ne qendren tone jane
keshilluar dhe kane praktikuar paketen tone te famshme ushqimore
mbi 3000 persona, nga njerezit e thjeshte, e deri te ata me te
rendesishmit e ketij vendi, duke na bere krenare me sukseset e
tyre. Me ne fund mendoj se ka ardhur momenti per te ofruar edhe me
shume, nje trajtim ushqimor I cili do tju ndryshoje jeten! E ka
emrin SUPER MENU!
Ky program ushqimor
eshte frut I nje pune 2 vjecare ne studim te vecorive te cdo
ushqimit dhe efikasitetit te kombinimit te tyre. Besoj se kam
krijuar nje plan ushqimor I cili do tju ndihmoje te merrni
kontrollin e shendetit tuaj, te forconi imunitetin dhe te
rigjeneroni trupin tuaj. Ky mund te jete plani me i
rendesishem qe do gjeni ndonjehere per shendetin tuaj dhe eshte aq
i fuqishem sa jam e bindur se rezulatet do ti ndjeni qe pas javes
se pare. Duke perftuar kete menyre ushqyerje do te ndryshoni jeten
tuaj per me mire.
Ushqimet e perfshira ne
kete menu ofrojne vitamina, minerale, antioksidante, fibra bimore
dhe yndyrna esenciale per te ndertuar dhe mbajtur nje trup te
shendetshem. Keto nutriente luftojne radikalet e lira te cilat jane
te pergjegjshme per plakjen e parakohshme dhe inflamacionin. Ato
kontribuojne per nje trup pa dhjam te tepert, energjik, per nje
zemer te shendetshme dhe sistem imunitar te forte. Nje diete e
varfer ne keto nutriente jo vetem qe nuk e furnizon trupin me lende
ushqyese te domosdoshme per shendetin por mund te coje ne mangesi
serioze nutrientesh me pasoje degradim fizik dhe semundje.
Ky plan ushqimor eshte
nje baze e forte per te edukuar zakonet tuaja ushqimore te cilat
eshte mire te zgjasin nje jete te tere.
|