00355 4 2248981

Vaji I ullirit "Nektar I Perendise"!

olive_oil

Ullinjte apo vaji I tyre

Ullinjte ne krahasim me vajin e ullirit kane natyrisht me pak kalori per te njejten sasi, dhe permbajne fibrat bimore te cilat nuk gjenden te vaji. 1 kupe ullinj ka 150kalori, 24% hekur, 17% fibra. Vaji nuk I ka keto dhe vetem 1 luge ka kaq kalori. Por vaji eshte koncentrat vitamine E dhe antioksidantesh teper te fuqishem.

olives-tree-2

Ruajtja e ullinjve

Ne uje me kripe ose ne vaj ulliri, ne ene pa ajer ose ne frigorifer.

olive preser

Cili eshte lloji me I mire I ullinjve per te ngrene dhe cili per te bere vaj?

Ullinjte me te mire per te ngrene jane ata te kallamates, ullinjte e zinj. Ngjyra e zeze tregon edhe permbajtje te larte antioksidantesh. Ullinjte per vaj jane me te mire ata jeshil, jo te pjekur shume.

Vaj Ulliri Ekstra I Virgjer

Pikerisht aciditeti eshte nje nga kriteret e percaktimit te vajit ekstra vergine. Kriteri tjeter eshte temperatura e perpunimit. Vaji ekstra duhet te jete I perpunuar ne te ftohte, ne menyre mekanike dhe pa solvente kimike. Kjo eshte cilesia e pare e vajit te ullirit, kur aciditeti eshte me pak se 0,8%. Cilesia e dyte eshte vaji thjesht "vergine" dhe me pas vaji puro.

olive-oil-tasting-cuptest

Cfare duhet te kete parasysh nje person ne menyre qe te bleje nje vaj ulliri te mire?

Natyrisht qe duhet te shikoje etiketen dhe menyren e ambalizhimit. Etiketa duhet te kete te dhena per llojin (ekstra I virgjer, I virgjer etj), origjinen, aciditetin dhe skadencen. Ambalazhimi duhet te jete ne ene qelqi me ngjyre te erret ne menyre qe te mos depertoje drita ose ne ene teneqeje. Vaji I ambalazhuar ne shishe plastike nuk mundet kurre sesi te jete I cilesise se pare. Pervec ambalazhit qe e ruan nga ajri dhe nga drita, vaji ekstra duhet te vendoset ne rafte ku nuk ekspozohen ne drite direkte dhe te forte. Drita e oksidon vajin e ullirit dhe ai e humb cilesine e tij.

Sa e ka jetegjatesine vaji I ullirit qe prodhohet sot dhe sa e ka pasi ai hapet? Si duhet ruajtur ne shtepi?

Vaji ekstra ka jetegjatesi deri ne 1 vit, maks 18 muaj. Pasi hapet e mira e te mirave eshte te mos zgjase me shume se 90 dite. Maksimumi eshte 9 muaj.

vaji musaj

Cfare rendesie ka aroma e vajit per cilesine e tij?

Aroma eshte nje nga treguesit kryesore te cilesise se vajit dhe te vlerave te tij. Aroma duhet te jete patjeter e forte dhe impresionante. Ngjyra nderkohe eshte nje tregues I vecorive te vajit. Ngjyra e verdhe tregon permbajtje karotenoidesh dhe arome frutash. Ngjyra jeshile tregon permbajtje klorofili dhe antioksidantesh si dhe shije te hidhur. Sa me e forte shija aq me te shumta benefitet per shendetin.

tree

Vaji i ullirit dhe shendeti i zemres

Rekomandohen 2luge te medha ne dite vaj ulliri per te pasur efekt ne ulien e LDL-es, (kolesterolit te keq).

Cfare vlerash te tjera ka per shendetin? A duhet konsumuar vaji pa teklife?

Pervec dilatacionit te arterieve dhe permiresimit te HDL-es (kolesterolit te mire), vaji I ullirit ka edhe veti anti-inflamatore te ngjashme me ibuprofenin. Kjo u zbulua pas venies re se konsumi I vajit ekstra provokonte te njejten ndjesi diegieje ne fyt si aspirina. Efekti anti-inflamator I vajit te ullirit eshte shume I rendesishem per mjeksine pasi pas inflamacionit fshihen nje sere semundjesh si te zemres deri te tumoret.

Vaji I ullirit duket se ka nje efekt pozitiv edhe mbi prodhimin e insulines.

Keshillat me te rendesishme:

  • Nga te gjithe llojet e vajit te ullirit qe qarkullojne ne treg zgjidhni vaj ulliri ekstra te virgjer, mundesisht te certifikuar.
  • Zevendesoni pjesen me te madhe te yndyres qe perdorni me vaj ulliri ekstra por kujdes me sasine se eshte shume kalorik!
  • Mbani mend: nje vaj ulliri qe tregtohet ne shishe plastike dhe ne ambjente me drite nuk eshte kurre vaj ulliri ekstra I virgjer.
  • Per te provuar vajin e ullirit jepini rendesi:  1. aromes e cila duhet te jete e forte dhe e fresket, 2. Duke mbajtur nje gllenjke ne goje pa e gelltitur shetiteni ne te gjithe siperfaqen e gjuhes dhe prisni nje ndjesi hidhesire te lehte dhe pak djegie ne fyt. Keto dy ndjesi tregojne se vaji eshte ekstra I virgjer.
  • Vaji e kstra I virgjer ka kosto me te larte dhe per kete arsye ka dhe cmim me te larte.
  • Ne Shqiperi ka 180 punishte qe prodhojne vaj por vetem 4 prej tyre jane te certifikuara per vaj ekstra te virgjer dhe bio. Prandaj beni kujdes, mos e blini sapunin per djathe!

Blerina Bombaj - Dietologe Klinike

Tirane, 21.04.2012


Harta e faqes