00355 4 2248981

Qumeshti & Kalciumi!

Kalciumi eshte I rendesishem dhe qumeshti eshte nga burimet kryesore.

calcium_and_milk

Nuk eshte lajm I ri fakti qe kalciumi  eshte celesi I kockave te shendetshme. Duke marre sasine e mjaftueshme te kalciumit gjate femijerise dhe moshes se rritur ndihmon ne formimin e kockave dhe ne ngadalesimin e humbjes se mases kockore ne vitet e moshimit.

Nderkohe qe kalciumi ndihmon ne parandalimin e osteoporozes dhe kancerit te zorres se trashe, konsumi I tepruar mund te rrise predispoziten e shfaqies se kancerit te prostates dhe ndoshta vezoreve!

Burime gjithashtu te mira te kalciumit jane zarzavatet jeshile si brokoli dhe spinaqi, fasulet, peshku qe konsumohet bashke me hala dhe bajamet.

calcium foods
non diary sources Strengthen-your-Bones

5 keshilla te shpejta: te ndertojme kocka te forta!

1. Konsumoni 1-2 gota qumesht, 40gr djathe dhe 1 kupe kos me sa me pak yndyre. Perfshini ne dieten tuaj edhe ushqime te tjera qe permbajne kalcium.

Femijet te pine qumesht

2. Merrni vitamine D jo vetem nepermjet ushqimit por kryesisht nepermjet ekspozimit te mjaftueshem ne rrezet e diellit. Vitamina D luan rol kyc ne perthithjen e kalciumit nga organizmi. Nese eshte e nevojshme mund te kerkoni suplement te saj per te plotesuar nevojat ditore. Suplementi duhet te permbaje rreth 1000IU.

dd-vitamind

3. Beni aktivitet fizik. Ecja dhe vrapi jane ushtrime te mrekullueshme per te ndertuar dhe mirembajtur masen kockore.

Jogging

4. Mos e tejkaloni sasine e retinolit (vitamines A). Vitamina A eshte teper e rendesishme por cuditerisht nese teprohet me sasine e saj ajo mund te behet toksike dhe te kete efekt te kundert per kockat!

vitamina

5. Ndihmoni femijet tuaj te ndertojne kocka te forta. Femijeria dhe adoleshenca jane periudhat me kritike te formimit te mases kockore. Duke edukuar te rinjte me menyre jetese te atille qe ofron sasi te mjaftueshme kalciumi nepermjet dietes, me aktivitet fizik dhe nivele optimale te vitamines D, do ti ndihmoni ata te formojne mase kockore te shendoshe sa jane te rinj dhe ta ruajne ate kur te rriten dhe te moshohen.

Osteoporosis-12

Kujdes: qumeshti qe konsumoni duhet te jete qumesht I perpunuar me teknologjine perkatese per te eliminuar bakteret e mundshme teper te rrezikshme qe mund te ndodhen ne te!

Nje nder fabrikat e qumeshtit ne vendin tone, me teknologjine me te fundit, eshte fabrika Primalat e cila prodhon qumesht UHT, qumesht I fermave te vendit tone. Fermeret qe sigurojne qumeshtin jane te detyruar te plotesojne kushtet dhe kriteret qe nevojiten per te ruajtur cilesite dhe sigurine e tij. Per cdo parti qumeshti, merret nje kampion I cili analizohet perpara se te pranohet ne fabrike per sterilizim dhe ambalazhim.

primalat

Cfare do te thote UHT?

Ultra High Temperature eshte nje nga dy menyrat e perpunimit te qumeshtit per te eliminuar bakteret e demshme. Teknologjia UHT eshte me e vonet se pasterizimi dhe garanton eliminimin 100% te mikrobeve. Kjo e ben kete produkt te jetoje edhe jashte frigoriferit deri ne momentin qe hapet, per disa muaj. Ne France dhe ne shume vende te Europes pjesa me e madhe e qumstheve qe prodhohen jane UHT pasi jane me praktike per konsumatorin dhe mbi te gjitha mjaft te sigurt.

Blerina Bombaj - Dietologe Klinike

Tirane, 24 janar, 2013

Harta e faqes