+355 4 224 8981

Business lunch

Vakti id rekes eshte vakti kryesor dhe si i tille duhet te jete i ekuilibruar mire, jo vetem brenda dites por edhe brenda jeves dhe muajit. Por, jo te gjithe kane mundesine te kujdesen vete per ushqimin e tyre pasi ritmet e jetes jane te shfrenuara per shume prej nesh dhe pasoja eshte neglizhenca ndaj asaj cka vendosim ne pjate dhe ne trup. Per kete arsye, ne kemi marre persiper te zgjidhim nje problem qe me kalimin e kohes mund te behet shkak i mbipeshes dhe gjithe pasojave qe ajo sjell. Programi "business lunch", ofron vaktin e drekes me dy zgjedhje, programi i drekes me menu tradicional dhe programi me menu speciale. Ne kete menyre ju nuk do te ngarkoheni me kalori boshe, do te merrni ne ekuiliber lendet ushqyese qe ju duhen per vaktin kryesor dhe gjate javes do te plotesoni nevojat ne te gjithe ushqimet e nevojshme, me shpeshtesine e duhur.
Per t'u abonuar mund te na kontaktoni ne numrat tane te telefonit.

Dreka

sallate te bollshme, pjate kryesore

+Fruta te stines

Kush kujdeset per dreken tuaj

Sa here konsumoni nje vakt, mire eshte te pyesni veten se kush eshte kujdesur per ushqimin tuaj? Ne mund te themi me krenari se kujdesemi me merak dhe perkushtim qe t'ju ofrojme ushqimet qe vertete na nevojiten e nabejne mire, duke u kujdesur njekohesisht per nje shije te mire!

Ushqimet e perfshira ne kete menu ofrojne vitamina, minerale, antioksidante, fibra bimore dhe yndyrna esenciale per te ndertuar dhe mbajtur nje trup te shendetshem. Keto nutriente luftojne radikalet e lira te cilat jane te pergjegjshme per plakjen e parakohshme dhe inflamacionin. Ato kontribuojne per nje trup pa dhjam te tepert, energjik, per nje zemer te shendetshme dhe sistem imunitar te forte. Nje diete e varfer ne keto nutriente jo vetem qe nuk e furnizon trupin me lende ushqyese te domosdoshme per shendetin por mund te coje ne mangesi serioze nutrientesh me pasoje degradim fizik dhe semundje.

Ky plan ushqimor eshte nje baze e forte per te edukuar zakonet tuaja ushqimore te cilat eshte mire te zgjasin nje jete te tere.