salca me spinaq
lufton migrenen
Publikuar më 28 Shkurt 2016, në Receta
NJE SALCE QE LUFTON MIGRENEN!
Disa ushqime mund ndihmojne ne qetesimin e dhimbjes se kokes. Te tilla jane:
- farat e linit (ne saje te vetive anti-inflamatore)
- peshku i pasur ne omega 3 (salmoni dhe sardelet)
- kafja (nese e ekzagjeroni mund te veproje per te kunderteten)
- speci i kuq djeges (kapsikaina njihet per efekt qetesues kunder cdo dhembjeje)
- fara kungulli (ne saje te magnezit)
- spinaqi (ne saje te vitamines B2 e cila ndihmon fuqishem ne luften kunder migrenes)
KUJDES: MOS NEGLIZHONI TE PINI UJE MJAFTUESHEM
SALCE ME SPINAQ:
Nje recete fare thjeshte e cila mund te shkoje shume mire me pastat, mishin dhe sallatat, menyra me e mire per te rritur konsumin e ketyre ushqimeve:
• 1 1/4 kupa spinaq
• 3 luge te vogla borzilok te fresket
• 2 luge te vogla fara kungulli, fara lini
• 2 1/2 luge te medha vaj ulliri
• 3 luge te vogla majdanoz
• 1 luge te madhe leng limoni
• kripe, piper, pak spec djeges te kuq
Bluajini te gjitha bashke dhe eshte gati! Nese doni mund ta ndani ne kubike dhe ta ngrini!