Kek me mjedra dhe vaj ulliri
Nje kek qe mund te provohet me cdo lloj fruti te stines
Publikuar më 5 Korrik 2019, në Receta
Kek me mjedra dhe vaj ulliri
Perberesit
- 1 2/3 gota miell
- ½ gote sheqer (mundesisht nga kallam sheqeri ose kaf)
- 3 veze
- ½ gote vaj ulliri
- ½ gote qumesht
- lekuren dhe lengun e nje gjysme limoni
- 200gr mjedra ose qershi ose kajsi
- 2 luge kafeje pluhur per pjekje
- Pak vanilje
Pergatitja
- Ndizni furren ne 180 grade C
- Ne nje tepsi rrubullake vendosoni mjedrat ose frutat qe keni preferuar dhe hidhni pak sheqer persiper
- Rrihni vezet me sheqerin
- Shtoni vajin, me pas, pluhurin pjekes, gradualisht miellin, qumeshtin, lengun e limonit, lekurat e limonit, vaniljen
- Piqeni dhe provojeni me thike deri sa thika te dale e thate nga keku.
- Lereni te ftohet dhe kthejeni nga ana e frutave
- Mund ta sherbeni edhe me akullore