Supe me presh, koper dhe limon
4 arsye perse preshi eshte nje ushqim i cmuar, gabimisht i nenvleresuar
Publikuar më 20 Mars 2018, në Receta
4 arsye te forta perse duhet te konsumoni me shpesh presh
- Preshi ben pjese ne familjen e qepeve dhe hudhrave, dhe permban me shumice perberes sulfurik, te cilet rrisin ndjeshem aftesite detoksifikuese te melcise, nderkohe qe neutralizojne radikalet e lira. Keto te fundit jane nder nismetaret kryesor te aktivitetit kancerogjen ne indet dhe oraganet e njeriut.
- Preshi permban nje antioksidant, i cili quhet kaempferol, dhe mbron arteriet nga demtimet e rrezikshme.
- Permbajtja e larte ne antioksidante, e ben preshin nje ushqim mbrojtes kunder diabetit, inflamacionit, artritit, obezitetit dhe alergjive te sistemit te frymemarrjes.
- Edhe pse njesoj i dobishem dhe ushqyeshem si qepa dhe hudhrat, preshi nuk le aroma te forta pas konsumit, dhe nuk djeg aq shume. Per kete eshte nje ushqim ideal edhe per femijet e vegjel.
Supe me presh, patate dhe limon
Per 6 racione:
- 1kg presh
- 450gr patate
- 2 thelpinj te vegjel hudher
- ½ luge caji curry*
- 1 tufe koper
- lekuren e ½ limoni
- ½ limoni te shtrydhur
- pak kripe, pak piper
- Pak vaj ulliri ekstra te virgjer
- 150gr leng pule
- 6 gota uje
Pergatitja
- Kaverdisni hudhren me preshin dhe pak vaj ulliri ne zjarr mesatar, per pak minuta. Shtoni curry-n.
- Shtoni lengun e pules, ujin dhe patatet.
- I lini te ziejne ne zjarr te avashte. Diku nga mesi i shtoni lengun e limonit dhe lekurat e limonit. Afer fundit shtoni edhe koperin.
- Provoni per kripe, piper.
- Pasi te jene zbutur patatet, e kaloni te gjithe perberjen ne frulator dhe i ktheni serish ne tenxhere per nje vale te fundit.
- Duhet te behet kremoze.
Nje supe ideale edhe per femije te vegjel, pasi preshi eshte nje perime e pasur ne hekur, vitamine B6, acid folik, dhe vitamine A.
*curry eshte nje miks erzash aziatike, me arome shume te vecante dhe karakteristike e cila permireson shume shijen e disa gatimeve. E gjeni ne sektorin e erzave ne Spar, ne produktet qe mbajne logon Spar.