Frutat me te mira per tretjen
Alergjite dhe semundjet i bejne zorret tona me delikate
Publikuar më 13 Maj 2016, në Këshilla
Frutat me miqesore per aparatin tretes
Alergjite dhe semundje te ndryshme i bejne zorret tona delikate dhe tretja veshtiresohet. Por, nje shendet i mire fillon pikerisht nga zorret. Disa fruta permbajne sheqer i cili asimilohet shume lehte ne gjak, ndersa disa te tjera permbajne forme sheqeri i cili fermentohet dhe shkakton gazra qe akumulohen ne zorre. Kjo situate e perkeqeson gjendjen e mureve te zorreve te cilat mund te jene te acaruara nga situata te ndryshme shendetsore si alergjite apo viruset. Raporti i fruktozes me glukozen ne nje frut si dhe perqendrimi i fibrave ne to percakton sasine e asimilueshme te sheqeit. Sa me i madh raporti glukoze/fruktoze, aq me miqesore jane frutat me aparatin tretes.
Frutat me miqesore per zorret delikate apo te acaruara
- *rrushi i bardhe
- luleshtrydhet
- mjedrat
- boronicat
- ananasi
- portokalli
Frutat me te ashpra** per zorre te irrituara (por me te mirat per kapsllekun)
- kumbullat vishnje
- dardhet
- qershite e embla
- pjeshket
- mollet
*Nese vuani nga diarrea, lengu i rrushit te bardhe eshte shume i pershtatshem pasi permban glukoze/fruktoze ne raport te barabarte. Permbajtja e larte e frutave ne glukoze ndihmon asimilimin e tij dhe shume pak mbetet te fermentohet. Lengu i rrushit te bardhe permban shume pak sorbitol dhe kjo gjithashtu ndihmon kur zorret jane te acaruara.
**Arsyeja perse keto fruta i quajme me pak miqesore eshte per faktin se ato kane nje raport me te madh te fruktoze/glukozes, permbajne me shume fibra si dhe permbajne me shume sorbitol (nje irritues i zorreve). Nese vuani nga zorre te acaruara keto fruta duhet ti evitoni. Nese vuani nga kapslleku apo zorre dembele atehere mund te perfitoni nga keto fruta.